11.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

PZAP vendos në favor të koalicionit Nisma-AKR-PD, kërkon nga KQZ të largoj rezultatin e votave nga Serbia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që pas 52 ankesave që janë bërë, të ketë rinumërim të 1472 vendvotimeve.

Po ashtu PZAP, ka marrë vendim në favor të ankesës së koalicionit Nisma-AKR-PD lidhur me votat e Serbisë.

“Lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Kujtojmë se javën e kaluar KQZ bëri shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, ndërkaq Nisma kundërshtoi këto rezultate duke akuzuar KQZ-së se i ka fabrikuar. /Telegrafi/

Më Shumë

Erdogan falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i ka shkruar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Erdogan përmes një letre e ka falënderuar Osmanin, për ndihmën e...

Vjedhje në Rahovec

Në një shtëpi në rrugën “Vëllezërit Haradinaj” në Rahovec,  hajnat kanë vjedhur para e gjësende në vlerë prej mijëra euro. Vjedhja ka ndodhur gjatë ditës...

Lajmet e Fundit