15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Qeveria pa shumicë shqiptare s’është stabile

Azem-VllasiQeveria e re e Kosovës, që ende nuk dihet kur do të formohet, pritet që në ombrellën e saj ta përfshijë edhe formacionin politik Lista Serbe, e cila dirigjohet nga Beogradi. Jo vetëm si e drejtë që buron nga Kushtetuta, por edhe si matematikë e domosdoshme që mundëson krijimin e numrave dhe votimin për Kryeministrin.

Në bazë të numrit të deputetëve, asnjëra nga dy blloqet, as LDK-AAK-Nisma dhe as PDK, nuk e kanë shumicën parlamentare që ta formojnë Qeverinë, andaj lidhja me komunitetet duket e pashmangshme, si kalkulim me shifra. Natyrisht, nëse edhe më tutje vazhdon disponimi i Bllokut Opozitar për të mos hyrë në Qeveri me PDK’në, e mbase as me Vetëvendosjen.

Por, si e shohin analistët politikë formimin e një Qeverie me ndihmën e votave të minoriteteve, e cila nuk e ka shumicën shqiptare?

Duke folur për zhvillimet e fundit politike, Azem Vllasi thotë për Politiko.net se një Qeveri që nuk e ka shumicën shqiptare, aty nuk mund të ketë stabilitet institucional.

Sipas tij, të dy kampet, LDK-AAK-Nisma dhe PDK, tashmë kanë hyrë në një rreth vicioz, pasi llogaritë e tyre matematikore nuk kanë dalë ashtu siç e kishin paramenduar.

“Logjika thotë se një Qeveri, para së gjithash, që do ta kishte shumicën parlamentare shqiptare, dhe i pranon në koalicion minoritarët, do të ishte më stabile. Në anën tjetër, Blloku Shqiptar, edhe nëse do të merrte numrat e minoriteteve, nuk do ta kishte një Qeveri stabile”.

“Përpjekjet për ta formuar koalicionin paszgjedhor LDK-AAK-Nisma kanë synuar që përmes matematikës ta marrin pushtetin dhe partinë që ka fituar më së shumti vota ta lënë në opozitë”.

“Ata, fillimisht, janë entuziazmuar me numrin e votave që u duk se do ta kenë. Por, tash u kanë dalë problemet me matematikë, për dy arsye.”

“Vetëvendosje, që kanë flirtuar, ua ka premtuar votat Treshes, por kushtimisht. Tani, Vetëvendosje po shtron kushte, të cilat këta nuk mund t’i pranojnë”.

“Në anën tjetër, kanë llogaritur në atë matematikën me numrin e deputetëve të komuniteteve, të vogla, sepse ata rreshton andej kush e merr pushtetin, por atyre u është shtuar apetit të shtrojnë kërkesa. Kështu, edhe Treshja në njërën anë, edhe PDK në anën tjetër, kanë hyrë në një rreth vicioz”, thotë Azem Vllasi për Politiko.net.

Vllasi mendon se tash po bëhet një garë që do të lërë pasoja dhe do të shtyjë formimin e Qeverisë, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, sipas tekave të tyre.

“Të dy blloqet po e bëjnë Gjykatën, duke e bërë këtë Gjykatë si servil politik, secili duke pritur shpjegime dhe interpretime dhe qëndrime nga Kushtetuesja çfarë atyre u premton dhe tash ky rreth vicioz nuk dihet ku do të përfundojë”.

Së bashku me minoritetet tjera, Lista Serbe në seancën konstituive të së enjtes ka votuar pro zgjedhjes së Isa Mustafës për Kryetar të Kuvendit. Zyrtarë të kësaj Liste kanë thënë se nuk kanë ndonjë preferencë politike, por vendimi u mor që të shmangen zgjedhjet e reja. E për Qeverinë, thonë se do të jetë pak më ndryshe.

Megjithëse ende nuk kanë vendosur se me këtë do të bëjnë koalicion, Aleksandar Jablanovic ka thënë se Lista Serbe nuk e ka ndërmend të hyjë pa kushte në Qeverinë e ardhshme.

Sipas Jablanovic, ata do të kërkojnë formimin e Asociacionit të Komunave, ndërprerjen e procesit të privatizimit në vendbanimet me shumicë serbe, uljen e tensioneve në Veri, kthimi i gjithë pasurisë së kishave serbe në Kosovë, si dhe të mundësohet kthimi sa më i shpejtë i gjithë serbëve të shpërngulur.

Kërkesat e serbëve, Azem Vllasi, duke folur për Politiko.net, i quan të papranueshme, me përjashtim të formimit të Asocicaionit të Komunave Serbe – që del nga Marrëveshja e 19 Prillit në Bruksel.

Ai thotë se Lista Serbe është mbliverësuar dhe po i shfrytëzon mosarrëveshjet mes dy kampeve shqiptare, për të shtruar kushte të reja.

“Tani këta i shantazhojnë të dy blloqet shqiptare ndërmjet vete dhe bëhen me atë që ua plotësojnë ndonjë dëshirë më shumë, dhe del që me votat e serbëve do të formohet Qeveria, ama duke i dhënë favore Listës Srpska”.

“Ato kërkesa janë të papranueshme në fokusin e marrëveshjeve për formimin e Qeverisë. Çështja e pronave kishtare, nuk ka lidhje me vota për formimin e Qeverisë. Çështja e privatizimit të disa ndërmarrjeve që janë në territoret e komunave me shumicë serbe, nuk ka lidhje me kërkesat që mund t’i shprehë blloku minoritar”.

“Kërkesat nga Lista Srpska janë joprincipiele dhe të papranueshme, me përjashtim të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, ama kjo çështje del nga Marrëveshja e Bruskelit”, ka vlerësuar Vllasi për Politiko.net.

– See more at: http://politiko.net/ne-rreth-vicioz/#sthash.NRiqgB8P.dpuf

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit