4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rahovec, shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vjedhjen e kapakut të kazanit të rakisë

 Edmond Limanhaxhiu ndodhet në burg kurse Jonuz Mahmetu nuk e ka arsyetuar mungesën në seancën e mbajtur të mekurën ku të dy akuzohen për vjedhjen e një kapaku të kazanit të rakisë me material bakri.

Mungesa e të akuzuarve për vjedhje të rëndë në bashkëkryerje ka bërë që të dështojë seanca e paraparë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec.

Bashkë me Mahmutin dhe Limanhaxhiun është i akuzuar edhe Neron Hamza, i cili ishte prezent në seancën e së mërkurës.

Gjykatësi Ilir Rashkaj ka thënë se për të akuzuarin Limanhaxhiu është vërtetuar se ndodhet në burg nga fletkthesa e postierit derisa për Mahmutin e ka pranuar në mënyrë të rregullt ftesën për seancë por nuk e ka arsyetuar mungesën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në mungesë të tyre, gjykatësi Rashkaj, tha se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës.

Ndërsa për seancën e radhës për të akuzuarit Jonuz Mahmuti, tha se do të lëshoj urdhëresë.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua me 10 gusht 2021 me fillim në ora 11:00.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Gjakovë të ngritur me 23 maj 2016, Jonuz Mahmuti, Edmond Limanhaxhiu dhe Neron Hamza, akuzohen se me 08 prill 2014  në Rahovec në Lagjen e Epërme rreth orës 19:30 me qëllim të përvetësimit pasuror të kundërligjshëm për vete apo për tjetrin, e me qëllim vjedhje, shkojnë së bashku me automjetin e të akuzuarit Edmond, dhe hynë në shtëpinë e të dëmtuarit Golub Kujungjigj.

Në aktakuzës thuhet se të njëjtit në bashkëpunim dhe bashkëveprim, depërtojnë murin rrethues futen brenda dhe vjedhin një kapak kazani të rakisë me material të bakrit dhe e fusin në automjet, e kur policia e vëren të ndaluar automjetin shkojnë në drejtim të tij, e pasi që të akuzuarit vërejnë policinë me të shpejtë ikin nga aty dhe hyjnë në një pyll.

Tutje në aktakuzë thuhet se pasi që policia e bastisin automjetin e ndaluar aty gjejnë kapakun e të njëjtin ia kthejnë të dëmtuarit.

Me këtë sipas prokurorisë të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 pika.1.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së./Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit