10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rahoveci përmbyllë Mujin e Mërgimtarëve

mergimtaret raNë Rahovec është përmbyllur me një koncert festiv Muaji i Mërgimtarëve.Drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Musa Cena tha se Administrata komunale për tri vite me radhë ka qenë në funksion të plotësimit të kërkesave dhe nevojave të mërgimtarëve tanë. “Tashmë korriku dhe gushti janë bërë muaj ku mund të shihemi dhe komunikojmë me bashkëvendësit tanë që kthehen në vendlindje, ndërsa përkushtimi i zyrtarëve komunal ka qenë maksimal. Përmes aktiviteteve të shumta që janë zhvilluar kemi synuar që mërgimtarët të jenë pjesë integrale e zhvillimeve në komunën tonë. Prandaj, urojmë që në të ardhmen bashkëvendësit tanë të shfrytëzojnë ofertat tona për investime në vendlindje”, tha Cena.

Edhe Asllan Mazreku, shef i zyrë për mërgatë u shpreh i kënaqur që ka mundësinë të jetë më pranë mërgimtarëve, duke ju ofruar tërë potencialin komunal në shërbim të tyre. Mazreku numri të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar nga 15 korriku deri më 15 gusht në kudër të Muajit të Mërgimtarëve.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, sivjet ka realizuar aktivitete të shumta për mërgimtarët.

Në fillim të korrikut Latifi me bashkëpunëtorët e tij priti një numër të konsiderueshëm të mërgimtarëve në ambientet e sallës së Kuvendit Komunal të Rahovecit. Mërgimtarët u njoftuan me ofertën e Komunës, si dhe u kërkua nga bashkëvendësit tanë në shtetet Perëndimore që të adresojnë kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, Komuna e Rahovecit ka vënë në funksion sportelin e veçantë për mërgimtarët dhe gjithë potencialin njerëzor, në mënyrë që nevojat e tyre për pajisje me dokumente personale të jetë sa më i shpejtë dhe efikas.

Latifi ka organizuar edhe një piknik me mërgimtarë në shtratin e Drinit të Bardhë në Dejnë, me synimin që mërgimtarët të njihen me gjendjen e rëndë që mbretëron në këtë lum, si dhe të ndikohet në sigurimin e mbështetjes për tejkalimin e gjendjes.

Si rrjedhojë aktivitetet kulturore dhe sportive për nder të mërgimtarëve vazhduan me garat në futboll të vogël në fshatin Krushë e Madhe, ku numri i ekipeve pjesëmarrëse ishte i madh. Në përbërje të ekipeve pjesëmarrëse kishte dhe numër të konsiderueshëm të mërgimtarëve.

Në natën finale të këtyre garave ishte i pranishëm edhe kryetari Smajl Latifi dhe zyrtarë të tjerë të administratës komunale. Latifi ndau çmimet për ekipet fituese të turneut.

Aktivitetet kulturore vazhduan me koncertin në fshatin Ratkoc, ku numri i madh i mërgimtarëve të pranishëm, por edhe të atyre që prezantuan me pika artistike, ishte i madh.Mesazhi i dërguar me këtë rast përkonte me angazhimet e administratës komunale për një komunë me identitet dhe të zhvilluar. Po ashtu mërgimtarëve u është prezantuar edhe oferta pë investime në Rahovec. Synim i këtyre aktiviteteve ishte, mbajtja dhe forcimi i lidhjeve me diasporën tonë, si dhe ndërveprimi në fushën e kulturës, ekonomisë dhe lëmenjve të tjerë të jetës shoqërore./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Lajmet e Fundit