18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Rahoveci siguron 70 tonë kripë për rrugë

Traktori në pastrim të borësDrejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Rahovec,  Përparim Krasniqi,tha se janë bërë përgatitjet e duhura për përballimin e situatave të dimrit.

“ Me fillimin e reshjeve të borës operatori që merret me pastrimin dhe mirëmbajtje “Ambienti” është furnizuar me mjetet e nevojshme dhe menjëherë ka nisur të kryejë detyrat sipas marrëveshjes”, tha Krasniqi.

Sipas tij,  mbrëmë ka pasur ndërhyrje në rrugën e Zatriqit, ku reshjet e borës kanë qenë më të mëdha. “Bora ka arritur trashësinë mbi 50 cm, ndërsa ka pasur edhe ortek në disa pjesë të rrugës me gjatësi rreth 4 km”

“Janë siguruar 70 ton kripë industriale për shkrirjen e borës, që sipas drejtorit Krasniqi do të jetë e mjaftueshme për tërë sezonin. Sasi të kripës janë shpërndarë nëpër të gjitha rrugët kryesore të qytetit të Rahovecit dhe rrugët janë të kalueshme pa pengesa”.

“Kërkohet që pjesëmarrësit në komunikacion të pajisen me pajisje dimërore në mënyrë që të shmangen situatat e vështira. Njëkohësisht drejtori Krasniqi bën thirrje që pronarët e dyqaneve të bëjnë individualisht pastrimin e hapësirave para lokaleve të tyre, mirëpo të mos e hedhin borën nëpër rrugë”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Pak fllad, IHMK del me një lajm të mirë për temperaturat

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku nga mesi i javës temperaturat do të bien deri në 26...

Fluks i madh nga Kosova drejtë Shqipërisë!

Sot është shënuar fundjava me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në Morinë për këtë vit. Sipas të...

Lajmet e Fundit