3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Reagon Krasniqi: Vuçiqi e Vukçeviqi ta njoftojnë Williamsonin për krimet serbe

Jakup Krasniqi14-12Ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka reaguar pas vizitës që kryeprokuori i Task Forcës, Clin Williamson i bëri sot Beogradit. Williamson është në fazën përmbyllëse të raportit të tij për krimet e pretenduar nga raporti i ish senatorit, Dick Marty.

Ish zëdhënësi i UÇK-së, thotë se Aleksandar Vuçiq, kryeministër i Serbisë dhe prokurori serb për krime të luftës, Vladimir Vukçeviq është dashur ta njoftojnë Williamsonin për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Ja postimi i plotë i Jakup Krasniqit në Facebook:

Vuçiqi dhe Vukçeviqi është dashur ta e njoftojnë Williamsonin për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Është e vërtetë e pamohueshme së këta zyrtarë serb nuk kanë mundur t’i dëshmojnë ”krimet” e shqiptarëve të kryera në Kosovë, pasi ato ishin pretendime të shpifura te Dick Martit, të diktuara nga strukturat e organizuara kriminale të regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Këtu natyrshëm shtrohet pyetja: Sa strukturat e sotme qeveritare në Serbi, kanë marrë masa për ndriçimin e krimeve të kryera nga makineria policore e ushtarake (shtetërorë) serbe në Kosovë, së paku pas dëbimeve të shqiptare nga të drejtat elementare të tyre për punë e jetë (1989/90)?!

A nuk ishte ajo përpjekje e organizuar shtetërore për shfarosje e cila gjatë luftës 1998/99 u shndërrua në politikë të gjenocidit (dëshmi plani “Patkoi”)?! Sa këta zyrtarë të rinj serbë u distancuan nga ajo politikë gjenocidit e ushtruar nga regjimi i Milloshevicit (të cilët ishin pjesë e atij regjimi), duke kërkuar falje publike për atë politikë?! Pse ata as sot, pas 15/16 viteve nuk mund ta pranojnë këtë të vërtetë të madhe: për politikën e gjenocidit dhe të shfarosjes të ushtruar për dekada në Kosovë?

Nuk e di nëse Uilliamsoni i ka pyetur zyrtarët qeveritarë në Beograd, sesi po shkonin punët me dënimet e krimeve serbe të kryera në Kosovë gjatë luftës? Kur dihet botërisht se regjimi i Milloshevicit është përpjekur t’i mbulonte krimet e veta duke i dërguar të vrarët e të masakruarit shqiptarë në anë të ndryshme të Serbisë, deri edhe në Batajnicë? Madje, as sot e kësaj dite nuk dihet fati i të burgosurve shqiptarë si: Ukshin Hoti, Hafir Shala dhe Xhavit Haziri? Madje nuk dihet as fati i mbi 200 të burgosurve shqiptar të vrarë e të masakruar në Burgun e Dubravës? A janë duke u hetuar kryerësit e këtyre veprave kriminale në Serbinë e Vucicit?

Unë, ndoshta edhe nuk mund ta e di, por po i pyesë, luftëtarët e të “drejtave të njeriut” në Serbi: Si të vlerësohet: Ri ndjekja e viktimave të një regjimi shfarosës, si po veprohet me shqiptarët e Kosovës?! Nuk ka asnjë dyshim se, Serbia e bëri luftën në Kosovë, për pushtimin e tokave të shqiptarëve pa shqiptarët! Për atë politikë, mbase edhe për sot, shqiptari i mirë është vetëm “shqiptari i vdekur”?! Nëse nuk është kështu, le ta dëshmojnë të kundërtën zyrtarët e përmendur.

Më Shumë

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit