15.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Restaurohen pikturat murale në Katedralen e Prizrenit

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, së shpejti do të filloj së realizuari projekti për restaurimin e pikturave murale të Katedrales “Zonja Ndimëtare” në Prizren.

“Me realizimin e këtij projekti Kapital që financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe që do realizohet nga ana e këshillit konsultativ për punimet konzervuese dhe restauruese, emra të njohur si Prof. Dr. Pirro Thomo, Restaurator i monumenteve të kishave Bizantine dhe Postbizantine në Shqipëri, Prof. Dr. Frederik Stamati, Restaurator – kimist pranë Qendrës së studimeve Antropologjike në Tiranë, Prof. Dr. Ferid Hudhri, studiues pranë Qendrës së Studimeve Albanaologjike në Tiranë si dhe Zef Toshi, Artist i Popullit, do bëhen ndërhyrjet në pastrimin e sipërfaqeve nga pluhurat dhe papastërtitë, konsolidimi i ngjyrës, plotësimi i boshllëqeve por edhe rënjes së suvas nga suporti, eliminimi i kriprave, qepjet e plasaritjeve si dhe ripikturimi në sipërfaqet e pikturave”, thuhet kumtesen e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Kisha Katolike, “Zonja Ndihmëtare” ndodhet në qendrën historike të Prizrenit, e cila është monument në Listën e Trashëgëmisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme dhe është nga pasuritë e vyera të qytetit të Prizrenit për nga rëndësia dhe vlerat unikale, historike, fetare dhe estetike.

Vlerat e saj janë, njëkohësisht, një kartë identifikimi për autoktoninë e popullit shqiptarë që jeton në këtë vend, por edhe për mbarë qytetarët e Republikës së Kosovës. Katedralja “Zonja Ndihmëtare” është ndërtuar në fund të shekullit XIX. Ndërkaq nga gërmimet arkeologjike që janë realizuar vite më parë rezulton se e njejta është ndërtuar mbi themelet e një kishe të vjetër palaeokristiane e cila daton që nga shhekulli IV-V dhe një tjetër kishe të shekullit VIII-X ku gjithësesi ky fakt pritet në të ardhmen të konfirmohet edhe nga arkeologët ndërkombëtar.

Pikturat murale të cilat e mbulojnë tavanin e katedrales, janë unike në Kosovë për nga tradita e pikturës perendimore të cilat janë realizuar nga autor austriak, ku poashu përbëjnë një mozaik vlerash së bashku me stilin e ndërtimit të katedralës.

Fatkeqësisht, ky Monument me vlerë kaq të madhe kulturore dhe një objekt i rëndësishëm fetar, prej shumë kohësh nuk e kishte trajtimin e duhur, meqërast si rezultat i kësaj kishte sjellur dëmtimin si në arkitekturë nga jashtë po ashtu edhe në interjerin e saj. Pikturat prej shumë kohësh, kanë qenë nën ndikimin e shumë faktorëve shkatërrues e veçanarisht, të ndikimit të lagështisë e cila rrjedhimisht ka shkaktuar një zingjirë të sëmundjeve të ndryshme të shtresave të pikturave. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, rasti po hetohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas ekzaminimit nga mjeku i emergjencës është konstatuar vdekja e një personi. Sipas raportit rasti ka ndodhur të martën...

Rama surprizohet nga ikona e Juventusit në Milano

Ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe Juventusit, Aalessio Tacchinardi, i ka bërë një surprizë Edi Ramës kur ai u ngjit në podium për të folur...

Lajmet e Fundit