16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

“Reuters” shpërblen Kosovën (Foto)

Refugjatet nga KosovaFotografët e “Reuters”-it këtë javë festojnë 30-vjetorin e shërbimit fotografik dhe për të festuar këtë arritje ata kanë vendosur të sjellin një retrospektivë me fotografitë më dramatike që ilustrojnë tragjeditë njerëzore, natyrore dhe atyre të luftërave.

Ata kanë vendosur që fotografitë t’i publikojnë në tri pjesë.

Ndërsa si fotografinë më të mirë, e cila është pjesë e kopertinës së këtij albumi, fotografët kanë zgjedhur atë të eksodit të kosovarëve gjatë luftës në vitin 1999.

Ndërkohë, në përshkrimin e fotografisë shkruhet, “një grua shqiptare ushqen beben e saj, ku ajo së bashku me dy mijë refugjatë të tjerë, të zhvendosur nga lufta në Kosovë, janë lejuar që të hyjnë në Maqedoni në disa male afër Bllacës”. /Zëri/

Më Shumë

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Lajmet e Fundit