Mustafa pret kthimin e Listës Serbe në Kuvend

isa mustafa ne kuvendKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se pret që Lista Srpska të kthehet shumë shpejtë në Kuvendin e Kosovës. Ai në një intervistë në Radiotelevizionin publik të Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë arsye që kjo listë të mos kthehet në Kuvend.

“Unë besoj se do të kthehen. Nuk kanë arsye fare të mos kthehen. Është interes i tyre që të jenë në Kuvend. Është interes edhe i yni. Nuk është asnjë pjesë e Kosovës pa përfaqësues të tyre në Kuvend, ka thënë Mustafa duke shtuar se serbët kanë hapësirë të mjaftueshme në Kuvend që të gjitha kërkesat e tyre t’i adresojnë dhe t’i parashtrojnë aty”, ka theksuar ai.

Mustafa, ka përmendur edhe ish-ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanovic duke thënë se dorëheqja e tij është bërë në koordinim me Qeverinë e Kosovës.

“Me Jabllanovic-in jemi takuar edhe me herët. Edhe ai e ka pranuar që ka bërë gabim ne deklarime dhe ka kërkuar falje. Ne e kemi biseduar mundësin që ai të jap dorëheqje dhe kemi biseduar që ai më nuk mund te jetë aty”, tha Mustafa.

Sipas tij, nuk ka qenë e nevojshme të behën protesta të dhunshme për këtë çështje ndërsa ka theksuar se për largimin e Jabllanivic-it ka diskutuar edhe me kryeministrin e Serbisë, duke thënë se vetëm i ka treguar arsyet e largimit nga qeveria.

Ndërkohë duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës do të duhet të behën ndryshime kushtetuese dhe për këtë sipas tij, duhen edhe vota e shumicës së deputeteve.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit