12.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Revista e famshme Vogue: Prizreni vend që duhet vizitohet në vitin 2017

Revista e famshme Vogue ka publikuar një artikull në të cilin këshillon turistët për vendet që duhet vizituar gjatë vitit 2017.

Kjo revistë ka listuar gjashtë vende joturistike të Ballkanit, të cilat duhet të vizitohet patjetër gjatë vitit të ardhshëm.

Në mesin e gjashtë vendeve gjendet edhe Prizreni që nga Vogue cilësohet si qendra e kreativitetit të Kosovës, e vendosur në afërsi të Maleve të Sharrit.

“Prizreni është i pasur me arkitekturën bizantine dhe osmane. Vizitojeni gjatë muajit gusht kur qyteti mirëpret DokuFestin, festivali më i madh i filmit në Kosovë, që ka muzikë, ekspozitë të fotografive dhe shfaqjen e më shumë se 200 filmave”, shkruan Vogue.

Vogue këshillon turistët që të blejnë aksesorë filigrani në Prizren dhe të shijojnë qebapët e këtij qyteti.

Në listën e gjashtë vendeve të Ballkanit është përfshirë edhe Himara në Shqipëri.

“Në rivierën shqiptare, ju pret qyteti i përgjumur i Himarës. E shtirë buzë detit Jon ju keni mundësi që të vizitoni plazhet e Gjipesë dhe Gramës. Ky qytet ofron peizazh të jashtëzakonshëm me të cilin nuk ngiheni kurrë”, shkruan Vogue për Himarën, transmeton Koha.net.

“Gjatë vizitës ndaluni në Dhërmi ose në Sarandë. Nëpër rrugët e Himarës ju mund të gjeni kafe dhe ushqim tradicional”, thuhet më tej në përshkrimin e vendit shqiptar.

Në listë të Vogues janë edhe Ohri, Beogradi, Transilvania e Rumanisë dhe rajoni i Hercegovinës në Bosnje e Hercegovinë.

Më Shumë

Komuna e Suharekës dhe “Jetimat e Ballkanit” sot e nisin ndërtimin e objektit të zjarrfikësve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se zjarrfikësit e kësaj komune së shpejti do ta kenë objektin e tyre të ri...

Organizata Ec Ma Ndryshe: Kryetari i Prizrenit të respektojë zotimin se askush me aktakuzë nuk do të jetë në qeverisje

EC Ma Ndryshe përmes një reagimi publik thotë se duke marrë parasysh nevojën për funksionimin e institucioneve publike me integritet dhe qeverisjen e tyre...

Lajmet e Fundit