20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Rexhaj për gazin lotsjellës: Vetëvendosje doli në protesta, AAK e Nisma devijuan

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se protestat e mëparshme të realizuara me qytetarët e Kosovës, për të kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ishin demokratike.

Ai madje në Info Magazine ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma ishin ato që devijuan në protesta në të cilat shprehej kundërshtimi i marrëveshjes së Demarkacionit megjithatë nuk ka kundërshtuar dhe përdorimin e mundshëm të gazit lotsjellës sikurse herave të kaluar, njofton Klan Kosova.

”Ju e dini veprimin e  Listës Serbe brenda institucioneve të Kosovës, është munduar ta pengojë cdo marrëveshje. Ajo ka kërkuar koncesione”.

”Ushtria e Kosovës nuk mund të bëhet pa e votuar Lista Serbe, e për këtë ata e dijnë si do e realizojnë”.

”Do të ishte e frytshme e shëndetshme për politikën kosovare, që kjo cështje të binte në shkallën zero, të merrej shumë parasysh komisioni i Shpejtim Bulliqit. Ta bini në parlament e ta diskutoni”.

”Nuk e di. Nuk kemi diskutuar për format tona të kundërshtimit, ato do të jenë demokratike, sikurse herave të kaluara”.

”Ne dolëm në protesta AAK e Nisma devijuan me gazin lotësjellës”.

Më Shumë

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm, punëtoria “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe platforma ndreqe.com” mblodhi përfaqësues të OJQ-ve lokale, ambientalistë,...

Lajmet e Fundit