Rexhaj: Qeveria Haradinaj po e anashkalon komisionin që e ka formuar vet

Deputeti i Vetëvendosjes, Arber Rexhaj ka vlerësuar se qeveria Haradinaj po e anashkalon komisionin të cilin e ka formuar vetë sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke iu referuar komisionit shtetëror për demarkimin me Malin e Zi, të drejtuar nga Shpejtim Bulliqi.

Rexhaj tha se deri vonë AAK, Nisma dhe Vetëvendosje kanë pasur dy kauza të përbashkëta, ndërsa tani kryeministri Ramush Haradinaj ka sjellë një marrëveshje që bie në kundërshtim me atë se çka kishte kërkuar më parë.

“Kjo qeveri duke sjellë një ligj me deklarata të dy presidenteve është duke anashkaluar komisionin që e ka emëruar vet”

“Haradinaj ia pati hedh hartat e komisionit të Murat Mehes dhe po i njëjti tani e pranon versionin e LDK-së” është shprehur Rexhaj.

Sa i përket mesazhit të ndihmës sekretarit të Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, Rexhaj tha se ndonëse Mitchell ka kërkuar që të zgjidhet çështja e demarkacionit ai nuk ka kërkuar që të votohet version aktual.

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit