15.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Suhareka nderon Yllin me Simbol të Komunës

Komuna e Suharekës ka vlerësuar klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli, duke i ndarë Simbolin e Komunës si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në sport dhe përfaqësimin e qytetit.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka theksuar se Ylli është më shumë se një klub basketbolli, duke e cilësuar si simbol që bashkon qytetin dhe sjell emocione të veçanta te qytetarët.

“Golden Eagle ‘YLLI’ është më shumë se basketboll. Është forca që bashkon Suharekën, është zëri i tribunave, është emocioni që na ngre në këmbë”, ka thënë Muharremaj, raporton PrizrenPress.

Ai shtoi se ndarja e këtij simboli për klubin përfaqëson edhe një zotim institucional për mbështetje të vazhdueshme.

“Ky simbol nuk është vetëm mirënjohje, por edhe premtim se Suhareka qëndron gjithmonë pas Yllit të saj”, u shpreh kryetari.

Sipas tij, klubi ka sjellë jo vetëm suksese sportive, por edhe krenari, besim dhe identitet për qytetin, duke u kthyer në një prej emrave më të dashur për tifozët./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Çikat e Bashkimit dominojnë ndaj Pejës 03 në finalen e tretë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Pejës 03 me rezultat 91:67, në ndeshjen e tretë të finales së Play-Off-it në Superligën e Femrave, raporton...

Nis rënia e çmimit të naftës, maksimalja e sotme 1.78 euro për litër

Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme shkon në 1.78...

Lajmet e Fundit