3.3 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Rregullat e Odës në Malësi të Vërrinit

Gëzim Ajgeraj
Tregime nga odat e Vërrinit,
tregoi, Ahmet Poniku…!
Hymja n’kuvend t’burrave
-N’kuvend të burrave shkohet veç nëse të thirrin.
-Thirrja nuk refuzohet, koftë për të mirë ose për të keq.
-Prej Kuvendit nuk mundesh me u largue pa marrë izë (leje) për me dalë.
-Duhet me thirr para dyerve të oborrit me za të naltë.
-Duhet me zgjedh vendin ku kije me u ungj.
-Ungju me shpejtësi, mos e pengo megjlisin (tubimin).
-Ungju ku t’takon se mundesh me u sprovue me kritika t’odës.
-Mos e za vendin e huaj se duhet apet me e lëshue.
-Në odë t’burrave duhet me u ungj kamëkryq.
-Mos me nxjerr cigaren menjëherë sa të ungjesh.
-Kërko le të vazhdohet muhabeti aty ku ka mbetë.
-Kur t’çilet dera e hinë ndokush mos këqyr kah dera kush po hinë, po nëse burrat luajnë vendin, vepro edhe ti ashtu.
-Nuk ban me folë pa e ditë ku ashtë tema e muhabetit.
-Kur të të thojnë fol diçka kurrë mos thuj s’po di, po thuj po ngoj.
-Kur t’bjer puna me folë zgjidhe fjalën gji kije me e thanë.
-Këqyr mirë okolla mos po e vrasish ndokand me atë fjalë.
-Tri herë mate fjalën e njëherë fole,
-Bjeri ma shkurt mos e zgat shumë.
-Fol fjalë t’mira se fjala e mirë i çelë shtatë dryna.

Më Shumë

Manipulimet me vota, në Prizren tashmë kanë nisur hetimet

Prokuroria në Prizren është vënë  në lëvizje pas dyshimeve për manipulim të votave në këtë komunë. Manipulim të votave ka pasur edhe në komuna të...

Ismet Peja dhe Porta e Sazanit

Refki Reshitaj Në vitet 1978–1980, Shoqëria Kulturo-Artistike “Jehona” e Suharekës, ku unë isha udhëheqës artistik, u radhit ndër ansamblet më të mira në Kosovë. Krahas...

Lajmet e Fundit