16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Rreth Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren

Cerim Bajrami

Qendra kulturore boshnjake është në ndërtim e sipër për gati 10 vjet, e cila është kërkuar nga përfaqësuesit boshnjakë që nga fillimi i vitit 2000! Është miratuar edhe zyrtarisht edhe ligjërisht – SI E TILLË, pra Qendra kulturore boshnjake (QKB) !

Financimi ka qenë nga planifikimit në nivelin lokal, po ashtu pjesa dërmuese e mjeteve janë akorduar nga mjetet shtesë të miratuara gjatë miratimit apo rebalancimit të buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me kerkesa paraprake nga nivelin lokall prej Prizrenit. Bile në një rastrë prej tyre personalisht, si deputet nga komuniteti boshnjak, kam dhënë kontributin tim, duke marr pjesë në një diskutim publik dhe votimi, në mbështetje të ndarjes së mjeteve të kërkuara kryesisht nga buxheti në Kuvendin e R. Kosovës, prej 120 apo 160 mijë eurosh, me sa më kujtohet në vitin 2016.

Nga ana tjetër, gjatë gjithë kohës së ndërtimit të gjatë të objektit të QKB-së, përvetësimi i idesë dhe i objektit dhe gjithçka rreth saj ishte nga partia NDS, dhe herë pas here si kundërvënie e gabuar e atij subjektivizimi të NDS-së nga subjektet tjera parlamentare politike boshnjake, Vakat dhe SDU, kontribuoi për t’i dhënë hapësirë disa personave në pushtetin lokal për të provuar që të sulmojnë një prej simboleve të mbijetesës sonë kombëtare në qytetin dhe komunën e Prizrenit si dhe të Republikës së Kosovës. Nuk kemi hapërasira as nje metëer kvatror, në Prizren, për manifestime specifike të cillat jan në lidhje me komunitetin boshnjak në kët qytet ! Ndertesa e ngritura për Qendrës kulturore Boshnjake është modest, në lagjen cila nukë ështe në qender e qytetit, por aty janë të banuar një pjesë e konsidërueshme nga komunitetit boshnjak.

Para disa muaj është hapur kët qender, gati pa publiciteti. Mbrenda disa ditësh ka pas një veprim të ngutshëm nga ana e Drejtorisë për Kulturë të komunës së Prizrenit, për të shpërndarë hapësirën në këtë Qendër Kulturore Boshnjake disa OJQ-ve të komuniteteve të ndryshme të komunës së Prizrenit, midis së cilave vetëm njëra ishte nga komuniteti boshnjak!? Në deklaratën e shpërndarë nga Drejtori i kultures, rinis dhe sportit, për RTK Vijesti, thuhet mes tjerash se – QKB-ja do te jetë tani multi etnike ?!

Më një her, pati reagime të shumta nga opinioni publik boshnjak si në Prizren ashtu edhe në Republikën e Kosovës dhe diasporë, dhe jo vetëm nga komuniteti boshnjakë, ku shihet qe ka shqetësim dhe zhgënjim të fortë me këtë veprim të drejtorisë komunale.
Nga ana tjetër, disa “portale”, “boshnjake”, në internet po inkurajojnë edhe përhapjen e dezinformatave, duke shtyrë veprimet vetëm një opsion politik, atë të përfaqësuesit të boshnjakëve në nivelin lart qendror.

Personalishtë, lidhur me kët problem me QKB, kam pas një tekst në gjuha boshnjake postuar ne fb profili im, cili pastaj është publikuar edhe në disa medija relevante në gjuha boshnjake, për afërsishtë të njejti si ky teksti në gjuha shqipe.

Pra, na nevojitet diskutimi e gjer, komunikimi mes përfaquesit boshnjakë dhe pushteti ne nivelin lokal, për zgjidhja ma i mire lidhur me këtë çështje, e cila është e rëndësishme për komunitetin joshumicë boshnjak, i cili numëron afër 10% të popullatës në këtë komunë, por edhe për imazhin e Prizrenit si një qytet me traditën e bashkëpunimit të mirë mes komuniteteve të ndryshme.

Në këtë drejtim, na ka gëzuar fakti se disa prej OJQ-ve nga komunitete tjera, kanë refuzuar me marrë hapësira (zyra) ne Qendrën Kulturore Boshnjake, cila poashtu është me një hapësirë të vogël në përgjithësi.

Po ashtu para disa diëesh nga Drejtoria e kultures, rinisë dhe sportit ka dal një deklarata publike premtuese, ku thuhet, mes tjerash: …“është në pregatitje të një udhëzimi gjithëpërfshirës.”… dhe… “Në hartimin e këtij dokumenti, që do të regulloj punën e këesaj qendre, do të perfshihen edhe pjestarë të komunitetin boshnjak.”

PROPOZIMI IM PËR NJË ZGJIDHJE TË MUNDSHME, dhe një qasje të përbashkët të të gjitha subjekteve boshnjake dhe pushtetin lokal në Prizren, veçmas atyre subjekteve cilat janë në Kuvend dhe Qeverisë në nivel qendror dhe lokal.
Bazat për këtë do të ishin :
1. Qendra kulturore Boshnjake është, pra, është – QKB !
2. Mbi derën kryesore e hyrjes duhet të vendoset një mbishkrim i qartë dhe i dukshëm në tre gjuhë zyrtare: “BOŠNJA?KI KULTURNI CENTAR”… QENDRA KULTURORE BOSHNJAKE…
3. Organet kompetente, sa më shpejt që të jetë e mundur të formojnë një grup punues të boshnjakëve nga të gjitha subjektet politike, me një anëtar boshnjak i KKK-së (përfaqësues i komunitetit boshnjak të OJQ-së), dhe nga juristi/tët nga organet kompetent, të përgatiten statutin më të mirë për punën e BKC/QKB-së dhe, pas një diskutimi publik shkurtë, të votohet në kuvend.
4. Sipas propozimit së shumicës së përfaqësuesve të boshnjakëve, bashkë me organet kompetent, duhet të emërohet u.d. drejtor i BKC/QKB-së dhe të paktën si fillim, minimum edhe një person tjetër teknik.
5. Në bashkëpunim, dhe në pajtim me statutin, të përgatitët propozimi dhe të merret vendimi për shfrytëzimin e hapësirës në BKC/QKB.
6. Asnjë nga subjektet politike boshnjake nuk duhet të ketë zyra në BKC/QBK.
7. Hapësirat në Qendrën Kulturore Boshnjake cilat janë në dispozicion, si salla/at për manifestime kulturore, salla/holli për ekspozita artistike, mund të lëshohet pas kërkesës me shkrim, në kohë të caktuar, drejtuar BKC/QBK nga ana e propozuesit për manifestim kulturor ose artistik.
8. Hapësira për shfrytëzim për mbajtjen e manifestimeve publike kulturore dhe artistike, në terminë të caktuar, mund të jepet të gjithë kërkuesëve – propozuesëve pa dallim përkatësie kombëtare apo fetare.
9. Të caktohet një dhomë më e madhe për bibliotekën boshnjake, në katin e dyt, e cila pastaj do të pasurohet me libra, nga dhurata dhe donacione, kryesisht në gjuhën boshnjake, por sipas nevojës edhe në gjuhë tjera! Regjistrimet, marrja, kthimi i librave pas leximit do të rregullohen sipas rregullave të funksionimit të bibliotekave nën mbikëqyrjen e drejtuesit të BKC/QKB-së.
10. Arhiva me shkimet dhe dokumentë të vjetra në gjuha boshnjake dhe gjuha tjera, do të jetë pjesa e Bibliotekës, pa drejtim e marrjes shfrytezuesit jashte objektit e bibliotekes.
11. Te caktohet nje pjes – hapsirë për ekspozitë e përhershme i veshjes tradicionale boshnjake nga Republika e Kosovës.
12. Mbajtja e provave dhe përgatitja e disa KUD/SHKA boshnjake në hapësirën adekuate të BKC/QKB-së do të mundësohet rregullisht dhe me termin të caktuar për të gjithë në mënyrë të barabartë.
13. Një dhomë adekuate në BKC/QKB duhet t’u dedikohet përkohësisht KUD/SHKA-ve boshnjakëve për akomodimin e veshjeve të tyre dhe gjërave të tjera, formalisht të ndara, nëse bëhet fjalë për dy KUD/SHKA boshnjake. Një gardërobë e pajisur mirë, e ndarë në një seksion për femra dhe meshkuj, për anëtarët e folklorit, duhet të jetë gjithashtu pjesë e asaj hapësire.
14. Për administratën e BKC/QKB-së duhet të ndahet një pjesë e hapësirës më të vogël.
15. Dhomat e tjera, përveç sallave dhe hollin për manifestime përkohshme kulturore dhe artistike, dhe hapësirave për ushtrime të KUD/SHKA-së, duhet të pajisen për tryeza të rrumbullakëta dhe nevoja të ngjashme të faktorëve kulturorë, OJQ-ve, biznesit apo mediave, si dhe për mbajtjen e mundshme të seminareve, simpozium, etj.
16. Kompensimet eventuale financiare mund të jenë pjesë e dhënies me qira të këtyre ambienteve për manifestime kulturore, në pajtim me punën dhe praktikën e institucioneve gjegjëse kulturore.
17. Mirëmbajtja, funksionimi, pagesa e faturave të energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes, si dhe pagat e punonjësve të BKC/QKB bëhet nga buxheti komunal i komunës së Prizrenit.
18. Hapësirë e ndarë mund të jetë dedikuar për një kafe-çajtore (pa alkool), me qira qiramarrësit sipas praktikës gjegjëse të institucioneve tjera kulturore.
19. Kontrolli i punës dhe funksionimi i BKC/QKB, si dhe raportet të përpiluara vjetore, duhet të bëhen nëpërmjet Bordit të BKC-së prej disa anëtarësh, në koordinim me Drejtorinë e Kulturës të komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës, me pagesa simbolike e shpenzimëve për anëtarët.
20. Dispozitat e Statutit duhet të jenë në përputhje me legjislacionin ekzistues në fuqi të Republikës së Kosovës.

(Autori është ish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ish zv. ministër, dhe këshilltari aktual në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga ana e komunitetit boshnjak. Ka qen aktivisti shumë vjeçar dhe redaktori në publikime/gazeta në gjuha boshnjake para dhe pas luftes në Republikës së Kosovës.)

 

Më Shumë

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ndërmarrja “Guraziu” është specializuar në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes. Pronari, Arton Guraziu, ka një përvojë prej 20 vjetësh. Adresa e...

Lajmet e Fundit