35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Rritja alarmante e numrit të rasteve me COVID-19/ Mbyllen diskotekat dhe kufizohet orari i gastronomisë

Numri i rasteve të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, shkoi në 1 mijë e 765, shifër rekord që nga fillimi i pandemisë.

Ky numër alarmoi edhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, i cili thirri në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19.

Nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kanë njoftuar se në këtë takim janë vendosur masat e reja antiCOVID.

Sipas vendimit të fundit, nga 20 gushti deri më 1 shtator do të mbyllen klubet e natës dhe do të kufizohet orari i punës për sektorin e gastronimisë.

“Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese. Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysafirëve deri 150. Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021.Të gjithë Restorantet ditore , kafeteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30.Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike”, thuhet në njoftimin e kësaj ode

Më Shumë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Suharekë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rastin e ka konfirmuar për...

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Lajmet e Fundit