11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Samir Hoxha: Numri i vizitorëve në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit është në rritje

Sot është Dita Ndërkombëtare e Muzeve, ditë kjo e cila shënohet edhe në Kosovë. Ciceroni i Muzeut të Kosovës, Mimoza Goçi Dragusha, tha për Radio Kosovën se Muzeu Kombëtar i Kosovës ka dy ekspozita bazë në dy salla ku prezantohet arkeologjia dhe historia.

“Muzeu i Kosovës prezanton dy salla ekspozuese. Janë dy ekspozita bazë ku prezantohet arkeologjia dhe historia, që janë të vendosura ashtu në mënyrë kronologjike, ku fillojnë nga neolitit, eneolitit, periudhën e bronzit, hekurit dhe periudhën romake. Po ashtu edhe pjesa e historisë  prezantohet në mënyrë kronologjike që nga Perandoria Osmane, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pastaj lufta e fundit, zhvillimi i luftës, të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë luftës. Ka dëshmi të luftës dhe masakrave dhunimeve deri te pjesa e ndërkombëtarëve edhe dreri te shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha ajo.

Dragusha, tha se viteve të fundit është rritur numri i vizitorëve, ku vetëm vitin e kaluar mbi dyzetmijë vizitorë e kanë vizituar Muzeun Kombëtar të Kosovës.

“Është rritur numri i vizitorëve, sidomos gjatë vitit të kaluar që ka qenë pjesa e “Manifestës” që është mbajt brenda Muzeut Kombëtar të Kosovës. Pastaj është pjesa e bashkatdhetarëve që vijnë për pushime. Janë vizitorët ndërkombëtarë. Kemi nxënës dhe vizitorë vendorë të grupmoshave të ndryshme. Diku vetëm vitin e kaluar kemi pasur mbi 40 mijë vizitorë”, deklaroi Goçi Dragusha.

E për etnologen e cila është pjesë e Muzeut të Mitrovicës, Nora Prekazi,  gjendja në muzetë e Kosovës nuk e kënaqshme. Ajo i tha Radio Kosovës se sidomos te muzetë lokale, ka  mungesë të buxhetit.

“Muzetë qendrore e kanë një përkrahje për sa i përket buxhetit, të ardhurave që është pak me e kënaqshme. Ndërsa te muzetë lokalë kanë më pak për arsye se janë të gjitha pjesë përbërëse e drejtorive për kulturë. Nëse nuk do kishin pasur staf profesional që në disa muze janë mjaft të motivuar, kishim për ta pasur shumë të mangët botën muzeale të cilës i mungon përkrahja”, tha Prekazi.

Po ashtu, Samir Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore  në Prizren, i tha Radio Kosovës se numri i vizitorëve në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit është në rritje, pasi është bërë edhe  restaurimi i shumë artefakteve të cilat u janë prezantuar vizitorëve për herë të parë. 

“Numri i vizitorëve në Muzeun Arkeologjik dita-ditës po shkon duke u rritur. Duke e ristrukturuar funksionimin e  këtij institucioni muzeal, por edhe duke e bërë restaurimin e shumë artefakteve të cilat janë prezantuar për herë të parë para qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe turistëve. Po ashtu, numri i vizitorëve po shënon rritje të dukshme edhe në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dhe, pa dyshim, fluksi i vizitorëve po rritet çdo ditë e më shumë edhe në kalanë e Prizrenit”, deklaroi Hoxha.Ky i fundit shtoi se edhe Muzeu i Hidroelektranës është në proces të restaurimit dhe se shpejti do të jetë i gatshëm për vizitorë.

“Muzeu i Hidroelektranës është në proces të restaurimit. Dhe sa po të jetë gati kjo ndërtesë, do të jetë në funksion dhe në shërbim të komunitetit dhe vizitorëve dhe të jetë një qendër atraktive”, tha ai.

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës janë mijëra artefakte të cilat janë nga periudha të ndryshme kohore.Radio Kosova

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Më Shumë

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

“Më shumë fliste për shqiptarët në Maqedoni, se sfidat e Kosovës”: Totaj tregon detaje për takimin me Kurtin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj interesant nga takimi me kryeministrin Albin Kurti. Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte...

Lajmet e Fundit