6.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Sekuestrohen dy armë në Prizren

Rreth orës 17:53 minuta, një patrullë e policisë së Dragashit, gjatë patrullimit në afërsi të fshatit Bresanë e kanë pikasur një njeri të armatosur.

Pas ndalimit të tij, është bërë e ditur se i dyshuari kishte dalë për gjah me një pushkë M-48 për të cilën nuk kishte leje për posedim.

Arma me tre fishekë është sekuestruar, ndërkaq prokurori i shtetit ka sugjeruar që rasti të procedohet me procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.

Po ashtu, sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Rruga e Shkronjave” në Prizren është sekuestruar një pistoletë e llojit “Bereta”.

Pistoleta është sekuestruar nga hetuesit kundër dogës ndërsa rasti është proceduar nga hetuesit e Policisë së Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar pasi i është gjetur një sasi e substancave narkotike në paketime të gatshme për shitje.

Më Shumë

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Lajmet e Fundit