Shaqir Totaj vizitoi Kuzhinën Popullore dhe QKMF-në

Gjatë ditës së sotme, kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Shaqir Totaj, në kuadër të fushatës paraelektorale ka vizituar objektin e Kuzhinës Popullore dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

Takimet paraelektorale, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, i ka nisur ditën e martë me një vizitë objektit të Kuzhinës Popullore, i shoqëruar nga disa kandidatë për Kuvendin e ardhshëm nga ky subjekt politik.

Ai ka falënderuar drejtuesit e këtij objekti për mikëpritjen dhe i ka përgëzuar për punën në objektin ku ushqehen persona në nevojë, si dhe ka premtuar që në rast të marrjes së besimit nga qytetarët në zgjedhjet e 22 tetorit, do të angazhohet për mbështetje të përhershme për këtë Kuzhinë si dhe rritjen e shujtave aty.

Kandidati Totaj më pas ka takuar edhe punëtorët e kujdesit parësor shëndetësor në QKMF, të cilët i ka përgëzuar për punë të suksesshme në shërbim të pacientëve të shumtë, dhe premtoi mbështetje edhe më të madhe në rritjen e dinamikes së zhvillimeve të reja në këtë sektor të rëndëishëm nëse do të udhëheq më Prizrenin nga zgjedhjet e sivjetme. Përveç QKMF-së, kandidati Totaj ka vizituar edhe disa ordinanca private që veprojnë në qytetin e Prizrenit..tv prizreni/

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Lajmet e Fundit