7.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Serbia do biseda me BE-në, pa kapitullin për Kosovën

Qeverise serbise-objektiSerbia do të përpiqet që të mbledhë front sa më të gjerë vendesh që do të kundërshtonin kërkesën Gjermanisë e të Britanisë që bisedimet e Beogradit me Brukselin të fillojnë me hapjen e kapitullit për Kosovën. Gazeta “Novosti” shkruan se qëllimi i Beogradit është që në versionin final të kornizës biseduese për të cilën duhet konsensusi në Bruksel, të mos futet e gjithë “pakoja gjermano-britanike me nëntë pika por që të paktën ajo të zbutet.

Serbia do të përpiqet që të lobojë që të mos hapet kapitulli 35, ai për Kosovën dhe që normalizimi i marrëdhënieve Beograd–Prishtinë të mos pengojë fillimin negociatave për fusha të tjera, dhe, do të kërkojë gjithashtu, që ngecja eventuale në normalizim të mos e pengojë gjithë procesin negocues me BE-në.

Gazeta “Novosti”, shkruan se shumë vende, e jo vetëm pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk pajtohen me kushtet gjermano- britanike e shefat e diplomacive të vendeve të BE më 30 shtator do të bisedojnë për këtë çështje.

Këtë e ka thënë dje në Beograd shefi i diplomacisë sllovake në Beograd.

Më Shumë

Kosovës i rrëshqet ëndrra nga duart, Turqia shkon në Botëror

Kosovo ka pësuar një humbje të dhimbshme 0-1 ndaj Turiqsë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke i dhënë fund...

Ukaj: Nuk rritet asnjë tarifë ndërtimore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Florent Ukaj, ka reaguar ndaj interpretimeve të fundit lidhur me një nga pikat që...

Lajmet e Fundit