10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shembet një pjesë e rruges “Afrim Krasniqi” në Tusus, e shtruar disa ditë para zgjedhjeve (VIDEO)

Mbrëmë rreth orës 22 si pasojë e reshjeve të shiut dhe punimeve jo kualitative, është shembur një pjesë e rrugës “ Afrim Krasniqi” në lagjen Tusus.

Një pjesë e rrugës së shtruar me kubëza nga komuna e Prizrenit para më shumë se një muaj e gjysmë, ka rrëshqitur mbrëmë si pasojë e të reshurave të shiut dhe punimeve jocilësore në këtë projekt, thotë i shqetësuar banori i kësaj pjesë të lagjes Tusus, Hysni Berisha, i cili kërkon intervenim nga organet kompetente për sanimin e gjendjes pas shëmbjes së rrugës.

Edhe banori tjetër, Vllaznim Berisha, thotë se më shembjen e kësaj rrugë është vështirësuar dukshëm lëvizja e qytetarëve të cilët e frekuentojnë këtë rrugë për nevoja të përditshme të tyre. Përveç shembjes së kësaj pjese, këta banorë thanë në fund se edhe projekti i përgjithshëm i saj nuk është përfunduar, pasi që rruga nuk është shtruar me kubëza në gjatësinë e paraparë për të gjitha familjet që jetojnë aty./TvPz

 

Më Shumë

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lajmet e Fundit