18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Shkaktoi aksident të rëndë në trafik, arrestohet një person në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksident të rëndë.

Sipas policisë, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Policia në Prizren ndalon të dyshuarin i cili shkaktoj aksident trafiku me lëndime të rënda dhe iku nga vendi i ngjarjes

Prizren, 25 Korrik 2023

Me date 23 Korrik 2023, Policia në Prizren, kishte pranuar informacion se në rrugën “Zenun Çoçaj”, në Prizren, një person i dyshuar përderisa ishte me automjet Mercedes, ngjyre e zeze, ku brenda automjetit ishte edhe një vajzë të cilën nëna e saj e kishte vërejtur dhe në tentim për ta ndaluar vajzën e saj i kishte dalë automjetit përpara, më pastaj duke u kapur në xhamin e dritares se automjetit dhe në këto momente i dyshuari kishte filluar ngasjen e pakontrolluar më çka e kishte tërhequr zvarre gruan duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduar është transferuar në QKUK për shkak të lëndimevë të rënda trupore.

I dyshuri që deri në këto momente ishte i panjohur duke vepruar në mënyrë të pakontrolluar kishte ikur nga vendi i ngjarjes, dhe përderisa në ikje e ka goditur edhe një automjet të parkuar duke shkaktuar dëmë materiale.

Pas një punë intensive të njësisë së hetimeve nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren, nga hetues profesional, është identifikuar i dyshuari L.K i lindur në vitin 1999, dhe i njëjti është arrestuar dhe me njoftimin e prokurorit të Shtetit, i dyshuari ndalohet ne mbajtje në afat prej 48 orë.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

ZKA: Komuna e Rahovecit nuk përfundoi punët sipas afateve kohore në nëntë kontrata

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Rahovecit nuk i ka përfunduar sipas afateve kohore punët në nëntë kontrata publike. Në projektin “Trajtimi...

Një lis dëmton disa varre në Prizren

Një lis i madh është rrëzuar në varrezat e qytetit të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa varre. Ngjarja ka ndodhur para dy...

Lajmet e Fundit