Shkodra kryeqytet, kërkesa e 26 deputetëve në parlamentin e 100 viteve më parë

26 deputetë të kryesuar nga Luigj Gurakuqi, kreu i opozitës dhe peshkopi Fan Noli, nuk e donin Tiranën por Shkodrën si kryeqytetin e tyre.

Ky fakt interesant vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e cila ruan dokumente që vërtetojnë sa më sipër, shkruar edhe në mediet ndërkombëtare më 23 maj të vitit 1924, pra 100 vjet më parë.

 

Shkodra u kishte bërë ballë pushtuesve për një kohë të gjatë, e po ashtu kishte dëshmuar se ndonëse ishin përpjekur të përçanin shqiptarët për shkak të ndryshimeve në besimin fetar, popullsia e Shkodrës kishte rrëfyer kurdoherë se feja e shqiptarit ishte shqiptaria dhe se bashkëjetesa dhe unifikimi kishin më tepër vlerë.

Në këtë këndvështrim, idea që Shkodra të shpallej kryeqytet, u artikulua edhe në mbledhjet e bëra nga organizatorët e kryengritjes. Kushti ishte që pas fitores, të kërkohej që Shkodra të ishte kryeqyteti i vendit./atsh

Më Shumë

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit