14.8 C
Prizren
E diel, 16 Qershor, 2024

Kuvendi miraton edhe marrëveshjen për banim social, PDK s’merr pjesë në votim

Kuvendi i Kosovës ka arritur të kalojë edhe marrëveshjen për banimin social adekuat. Kjo marrëveshje kaloi me 80 vota për, derisa në votim nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Express.

“80 vota për, asnjë votë kundër, asnjë abstenim. Kështu që kalon marrëveshja për banimin social adekuat”, deklaroi Konjufca.

VV kalon edhe dy marrëveshje ndërkombëtare me ndihmën e opozitës, një tjetër ende në shqyrtim

Për qëllimin e këtij projekti, foli Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Republika e Kosovës, përkundër që nuk jemi anëtar në Këshillin e Evropës, raporte tashmë kemi me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe në kuadër të thellimit të këtij raporti kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e fundit, pra që është për financimin e projektit për “Banimin social adekuat”. Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i sistemit të banimit social në Kosovë dhe ngritja e numrit të njësive të banimit në vend. Marrëveshja përfshin ngritjen e njësive të banimit social, kjo të bëhet duke renovuar njësitë ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, ndërtimin e banesave të reja të banimit social e të tjera”, deklaroi Murati.

Lidhur me këtë marrëveshje, sqarime kërkoi deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha.

“Për mua ka shumë rëndësi ta kuptoj se në bazë të cilave kritere do të bëhet përzgjedhja e familjeve, në cfarë mënyre do të kooperohet me komunat të cilat do të jenë bartëse qoftë të procesit të ndërtimit në situata të caktuara ose menaxhimit të stokut të këtyre banesave në një të ardhme kur ato ndërtohen, kur krejt këto kritere i përcakton Ligji për Banimin Social”, tha Hoxha.

Edhe deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ngriti shqetësime për këtë marrëveshje.

“Problemi kryesor me këtë marrëveshje është kohëzgjatja nga momenti që është iniciuar e deri tash…Janë humbë të gjitha afatet kohore për këtë marrëveshje…”, tha deputeti Hoti.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Prizren, babai në gjendje të dehur ther me thikë vajzën e tij 21 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, një person ka therur me thikë vajzën e tij, i dyshuari raportohet se ka qenë në...

Kurti – Fejzës: Në ditët e errëta të robërisë, na keni frymëzuar e ngushëlluar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në koncertin e këngëtares së mirënjohur, Shkurte Fejza, “50 vjet zëri i kombit”, në 50- vjetorin...

Lajmet e Fundit