8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Shoqëria civile në mbrojtje të lumenjve në Rahovec

Me moton “Lumenj të pastër-jetëgjatësi për të gjithë”, shoqëria civile në Rahovec ka ndërmarrë veprime për të parandaluar shkatërrimin dhe ndotjen e rrjedhave ujore në Rahovec, Fortesë dhe Sopniq.Pas vlerësimeve të bëra se lumenjtë Duhllo dhe Rimnik në Rahovec, lumi Bellaja në Fortesë dhe përroi në fshatin Sopniq, i janë nënshtruar një degradimi sistematik, ndërsa hedhja e mbeturinave në këto ujëra po ndikon rrezikshëm në florë dhe faunë.

Kështu, Këshilli Rinor i Rahovecit, ka ndërmarrë një mori veprimesh konkrete duke biseduar me banorë të zonës, përgjegjës të fshatrave e lagjeve të qytetit, si dhe me autoritetet komunale përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, për të sensibilizuar për nevojën e mbrojtjes së rrjedhave ujore.Tejmbushja me mbeturina të ngurta dhe mbetje urbane po shkakton edhe përmbytje të zonave të banuar, fenomen ky i shprehur më të rëndi në fshatin Fortesë dhe në disa lagje të qytetit të Rahovecit.

Projekti mbështetet nga organizata “CRESSIDA, REC-Kosova, dhe ka për synim të bëjë: – Identifikimin e shkaktarëve të ndotjes së ujërave, hartimin dhe publikimin e metodave mbrojtëse të shtretërve të lumenjve, adresimin e shkaktarëve degradues tek organet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, diskutimi i problemeve të identifikuara përmes tryezave, si dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin e përmbytjeve (vërshimeve) eventuale.

Prandaj, Këshilli Rinor i Rahovecit fton për bashkëpunim qytetarët, nxënësit, shoqërinë civile dhe autoritetet lokale e qendrore, që të bashkohen në këtë projekt për të mbrojtur rrjedhat ujore, në mënyrë që të kemi jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë.

Më Shumë

Liria vë në shitje fanella për kauzë humanitare në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova

FC Liria ka njoftuar vënien në shitje të fanellave të klubit në kuadër të një iniciative humanitare, në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova. Fanellat janë...

Kosova mbyll stërvitjet zyrtare, gati për duelin vendimtar ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur seancën e fundit stërvitore para finales së “play-off”-it ndaj Turqisë, që zhvillohet nesër në ora 20:45 në stadiumin Stadiumi...

Lajmet e Fundit