3.8 C
Prizren
E martë, 27 Shkurt, 2024

Si e parashikonin Jugosllavinë e vitit 2000, jugosllavët e vitit 1969?!

si-e-parashikonin-jugosllavin-euml-e-vitit-2000-jugosllav-euml-t-e-vitit-1969_hd“Jugosllavia në vitin 2000” ishte temë e mediave jugosllave. Sipas “hulumtimeve” të bëra atëherë, ata kanë thënë se në vitin 2000 jugosllavët do të mund të ndryshojnë gjininë, ngjyrën e lëkurës, të shohin ëndrra kolor… Ata thoshin se universitetet do të mbijetojnë krizën, për shkak se do të jenë të ndara nga pjesëmarrja aktive në çështjet ekonomike dhe sociale. Por, gabuan, sepse Jugosllavia u shkatërrua nga luftërat e përgjakshme.

Temën e së ardhmes në vitin 1969 e nisi redaktori i ditores “Borba”, Stane Stanic, në emisionin televiziv “Vidici”. Këto pjesë që i sjellë Telegrafi, i ka përmbledhur blogu “Yugopapir”.

“Për të ndihmuar njerëzit të jetojnë 150 vjet, aq sa do të zgjas jeta rreth vitit 2000, do të aplikojmë kontrollin kimik dhe biologjik të karakterit dhe proceseve intelektuale. Përveç kësaj, futuristët parashikojnë se do të jetë e mundur që në tri dekadat e fundit të këtij shekulli, të krijohet inteligjenca artificiale, rritja e organeve të reja apo gjymtyrëve, si dhe ndalimi i funksione vitale për disa vite apo edhe shekuj”, është shkruar atëherë.

Aty thuhet se më 2000 do të përdoren mjete të reja të kontrollit të lodhjes, teknikat e relaksimit për të inkurajuar vitalitet, stimuj për të forcuar individualitetin shpirtëror, fuqinë e perceptimit, rritjen e imagjinatës dhe aftësitë tjera mendore.

“Në vitin 2000 njerëzit do të lindin përmes metodave më të lira dhe praktike mjekësore. Deri në fund të këtij shekulli do të jemi në gjendje të zgjedhin gjininë e fëmijëve, e nëse duam edhe ndryshimin e gjinisë së të rriturve”.

Por, shumë prej parashikimeve, sidomos ato optimiste, nuk dolën të sakta.

“Sipas llogarive të ekonomistit Milos Sindjic, ne në vitin 2000 do të kemi 2.520 dollarë për kokë banori, pra do të jemi në grupin e vendeve më të industrializuara. Atëherë ne në fakt do të arrijmë nivelin e standardeve që kishte Suedia në vitin 1965, e që është një prej shteteve më të pasura në botë. Jugosllavia për 30 vite do të ketë 10 milionë banorë më shumë, pra afro 30 milionë”, thotë Stane Stanic.

Ndër të tjera aty thuhej se rritja e prodhimit të misrit në pesë milionë tonë do të barazonte bilancin e pagesave për vitin 2000, ndërsa ekspertët ekonomikë të Jugosllavisë thoshin se prodhimi mund të rritet madje në 30 milionë tonë.

“Me këtë bazë të pasur mund të realizojmë bashkëpunime dhe të zhvillojmë institucionet e industrisë dhe ato shkencore. Kjo do të çojë në transformimin aktual të fshatit. Misri mund të jetë prodhimi kryesor strategjik”, pohonte Stanic.

E kur ishte fjala për metalet ngjyra, ai edhe aty ishte optimist duket theksuar se fshihet mundësia që do ta shpie “Jugosllavinë” në një të ardhme më të mirë.

E, cila doli të jetë ajo e ardhme, e dini të gjithë

Më Shumë

Liria pret Fushë-Kosovën në duelin e skuadrave të fundit në tabelë, formacionet zyrtare

Liria do të përballet me Fushë -Kosovën në kuadër të xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë. Është një përballje mes dy skuadrave të fundit...

Bashkimi, i pamposhtur në Liga Unike Femrat

Bashkimi ka shënuar fitoren e pestë në pesë ndeshje të Liga Unike Femrat. Skuadra prizrenase që së fundi fitoi Kupën e Kosovës shënoi fitore ndaj...

Lajmet e Fundit