12.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Sonte, finalja e Big Brother! Kush do të fitojë?

Sonte zhvillohet finalja e edicionit të tetë të Big Brother. Njëri prej gjashtë finalistëve do të jetë fituesi i lojës dhe i çmimit 100 milionë lekësh.

Në ditën e 100-të të kësaj aventure ia doli Alba, 24-vjeçarja nga Tirana. Energjike dhe me humor, ajo e nisi lojën në çift me Diedonin, për t’u dashuruar më pas me të, duke u kthyer kështu në çiftin e parë zyrtar brenda mureve të shtëpisë. Shpesh me zë të lartë e në qendër të debateve, Alba rezultoi gjithsesi luftarake në lojën e saj.

Fatjoni, 26-vjeçari që nisi një lojë të qetë e me një vel romantik, lidhja me Xhensilën, por që u shndërrua në sulmues të fortë, duke shkaktuar debate me të gjithë banorët. Ashpërsia e tij dhe thyerja e rregullave të lojës e kanë çuar disa herë në prag eliminimi.

Fabjani, 31-vjeçari që jeton në Siçili. Daja, siç e thërrasin banorët, fillimisht kishte sjellje të njëjtë me partnerin e tij, por pas shpërbërjes së lojës dyshe, zgjodhi një lojë të qetë, duke evituar debatet e duke nxjerrë në pah mirësi e humor.

Eleonora, 42-vjeçarja nga Fieri me look trasgresiv, por me këmbë në tokë. Inteligjente e me ide të qarta, ajo ka preferuar të luajë e vetme që në fillim, edhe kur ishte në çift me Marinën.

Xhensila, 26-vjeçarja nga Pogradeci, miss bukurie me sjellje fisnike e te edukuar, ka preferuar t’u qëndrojë larg debateve, por ka shkaktuar një të tillë mes Fatjonit dhe Veselit, pas puthjes me këtë të fundit.

E për të mbetur tek Veseli, 23-vjeçari nga Prizreni. Ai u përshtat mirë me banorët edhe pse hyri më vonë në lojë. Pasi i kishte parë nga jashtë ata, vëmendja e tij kishte rënë tek Tea, me të cilën u krijuan situata romantike, por dhe me humor, në atë që u quajt si telenovela e tyre. I dashur, i qeshur dhe tolerant, ai u ka rezistuar me edukatë sulmeve të forta. /TopChannel/

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një aksion të koordinuar që ka çuar në arrestimin e...

Forcohet bashkëpunimi mes Policisë dhe Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, ka zhvilluar sot një takim pune me drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Faruk...

Lajmet e Fundit