Sonte premiera “Vdekja e një komisioneri”, askush pa biletë

Vdekja e një komisioneri-shfaqjePremierën e shfaqjes “Vdekja e një komisioneri” që do të jepet sonte (e martë) në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do ta shohin vetëm ata që paguajnë bileta. As për familjarët e aktorëve që janë pjesë e shfaqjes, nuk do të hyjnë në sallë pa ftesa.

Aplikimi i biletave në premierë është një prej vendimeve që ka marrë drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Valdet Avdiu. “Vdekja e një komisioneri” TKK-së i ka kushtuar 35 mijë euro.

Ky lajm, që u dha në konferencën për medie që paralajmëroi premierën e shfaqjes më tekst të Arthur Miller dhe regji të maqedonasit Ljubço Gjorgievski, nuk është pritur mirë nga aktorët, raporton Koha Ditore.

Drejtori i TKK-së, Valdet Avdiu, e ka mbrojtur vendimin e tij mbi atë se njerëzit duhet të trajtohen si të barabartë dhe se nuk duhet që dikush të paguajë për premiera e dikush tjetër jo.

“Teksti është shkruar në vitin 1948 dhe si i tillë i takon dramaturgjisë klasike por akoma është shumë aktual dhe ky tekst luhet në shumë skena, është bërë dhe film. Paraqitja e fundit është në New York në vitin 2012, ku dhe ka thyer rekord të shitjes së biletave”, ka thënë regjisori maqedonas për shfaqjen, ku luajnë edhe aktorët: Ismet Azemi, Hazir Haziri, Bislim Muçaj, Basri Lushtaku, Eshref Durmishi, Sheqeria Buçaj, Shpëtim Kastrati, Albulena Kryeziu, Shota Baraliu e Shkumbin Osmani.

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit