25.8 C
Prizren
E premte, 22 Shtator, 2023

Spitali ‘Ortomedica’ kërkon që ta operojë falas vogëlushin Shkambi Husaj nga Prizreni

Vogëlushi Shkambi Husaj, i cili është diagnostifikuar me sëmundjen “Pes Planuvalgus lat dex. Deformatio ang halluces lat dex, hypotrofia extremitas inf dex”, e njohur si paralizë në pjesën e poshtme të trupit, i duhet shërim jashtë vendit.

Spitali “Ortomedica” në Prizren kërkon që këtë operim ta bëjë falas.

Ky spital përmes një njoftimi thotë se, “ne si spital në krye me specialistin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë, Dr. Evren Fehmi Atay, duam t’i dalim zot vogëlushit dhe trajtimin e tij (deformimin që ka në këmbë) ta realizojmë falas në spitalin ‘Ortomedica’ në Prizren, pa e munduar Shkambin dhe familjen e tij të ikin jashtë vendit”.

Në fund, spitali kërkon që të vihet në kontakt nga familja e Shkambit.

“Kemi disa ditë që duam ta kontaktojmë familjen e Shkambit por, nuk ia arritëm dot. Ju lutem që përmes shpërndarjes të këtij postimi na ndihmoni që bashkë t’ia arrijmë qëllimit”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

80 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Sot janë bërë 80 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për...

Zelensky: Putini është ‘Hitleri i dytë’, Ukraina po lufton për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për “ngritjen e një Hitleri të dytë” në formën e Vladimir Putinit. Duke folur me CBS në 60...

Lajmet e Fundit