Nait Hasani: Votuat për të mos ua zvogëluar pagat prokurorëve nga frika

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, ka thënë se deputetët që kanë votuar që mos të zvogëlohen pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve e kanë bërë nga frika. Ka thënë se me këtë rast deputetët janë frikësuar derisa ka paralajmëruar se mund të ketë ndjekje ndaj tij.

“Unë këto do të jam. Por, dijeni se keni votuar pro për shkak se keni frikë nga prokurorët”, ka thënë Hasani, në Kuvendin e Kosovës.

Asnjë euro më pak nuk do të marrim prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës pavarësisht se pagat e zyrtarëve të Qeverisë janë zvogëluar. Propozimi për të mos u prekur pagat e rritura në sistemin e drejtësisë ka ardhur nga Memli Kransiqi i PDK’së. Pro propozimit të tij kanë votuar 48 deputetë, 21 kundër e 7 kanë abstenuar.

Më Shumë

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Lajmet e Fundit