14.8 C
Prizren
E enjte, 29 Shtator, 2022

”Srpska” nuk është kundër shtetësisë së Kosovës

Valdeta Kostic-SrpskaIniciativa Qytetare “Srpska”, subjekti politik që me mbështetjen e Beogradit ka fituar shumicën e komunave serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, nuk ka qëndrim kundër shtetësisë së Kosovës.

Lideri i kësaj iniciative, Valdeta Kostic, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ata nuk kanë fare qëndrim për çështjet e mëdha, pasi që sipas tij, për këto gjëra u takon të pajtohen qeverisë në Prishtinë e Beograd.

Sipas tij, pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, serbët gjenden në pozitë më të mirë dhe tashmë kanë përfaqësuesit e tyre që janë më legjitimë.

“Ne në zgjedhjet lokale jemi marrë me tema lokale dhe me problemet e njerëzve të thjeshtë. Në këtë mënyrë i kemi fituar 9 komuna. Iniciativa Qytetare Serbe ka treguar me këtë se është e mundur që të bëhet një konsensus i gjerë ndërmjet serbëve në bashkësinë serbe në Kosovë dhe ne tashmë të përgatitur mund t’i presim zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Se a do të dalim në formatin e Iniciativës qytetare apo do ta regjistrojmë partinë, për këtë do ta sjellim vendimin në periudhën e ardhshme”, ka thënë Kostic.

Ai ka paralajmëruar se Bashkësia e Komunave Serbe nuk do të mund të krijohet pa u kryer zgjedhjet nacionale në Prishtinë dhe Beograd.

“Më duhet të them që ky është mendimi im se formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe do të fillojë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Gjithashtu, mendoj se kështu është mirë, sepse kemi nevojë që të kemi dy qeveri, me mandate dhe kapacitete të plota para vetes, si dhe të kemi dy parlamente, të cilat do t’i kenë fuqitë politike. Në Beograd e kemi Qeverinë e Serbisë, e cila është teknike dhe e kemi një parlament të shpërndarë. Ndërkaq, këtu e kemi një Qeveri të Kosovës, e cila nuk e ka shumicën në parlament dhe me këtë nuk e ka as fuqinë politike për të sjellë procedurat e caktuara ligjore, kur bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Kostic.

Ai ka thënë se ekstremistët në veri, janë problemi i kësaj iniciative.

“Iniciativa Qytetare Serbe ka pasur kundërshtarë, pikërisht në ato partitë politike ultra të djathta, të cilat i tubojnë serbët. Por, dua t’ua rikujtoj se kundër Iniciativës Qytetare Serbe kanë qenë edhe forcat ultra të djathta brenda vetë Kosovës, gjegjësisht partitë politike ultra të djathta, të cilat i tubojnë shqiptarët në Kosovë”, ka thënë Kostic.

Më Shumë

Rasti “Burdushi”, eksperti financiar thotë që të hyrat nga “Western Unionin” nuk ishin në raportin final të ATK-së

Eksperti financiar, Ramadan Ferizi, ka thënë se raporti final i departamentit të hetimeve tatimore të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK),  ka përfshirë të hyrat...

Shakira do të dalë në gjyq për mashtrim tatimor

Gjykata spanjolle ka urdhëruar yllin e muzikës Shakira të dalë në gjyq për mashtrim tatimor.Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, ishte paralajmëruar se mund të dënohej...

Lajmet e Fundit