Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat e komunës.
Gjatë takimit, përfaqësuesi i DVSM-së – Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në kuadër të MASHTI-t, Afrim Rrahmani, prezantoi detyrat, përgjegjësitë dhe procedurat që duhet të ndiqen nga administruesit gjatë organizimit dhe mbajtjes së testeve kombëtare.

Sipas komunës, takimi u vlerësua si i rëndësishëm për koordinimin dhe përgatitjen sa më të mirë të administruesve.
“Takimi u vlerësua si i rëndësishëm për koordinimin dhe përgatitjen sa më të mirë të administruesve, me qëllim që Testi i Arritshmërisë dhe Matura Shtetërore 2026 të zhvillohen sipas standardeve të përcaktuara nga MASHTI”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
