8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Superliga sot “lëshon perdet” për edicionin 2020/21

Sot do të zhvillohet xhiroja e fundit në Superligën e Kosovës në futboll. Një sezoni me shumë rivalitet, shumë dramë e ngjarje interesante sot i vie fundi.

Krejt çka dihet një xhiro para fundit është kampioni dhe njëri ekip që bie nga Superliga. FC Prishtina është shpallur kampion xhiron e kaluar pas fitores ndaj Gjilanit 1:2, kurse FC Besa tash e shumë xhiro edhe matematikisht ka humbur gjasat për mbijetesë.

Në këtë xhiro do të bëhet i ditur nënkampioni që merr pjesë në gara evropiane, ekipi tjetër që bie nga Superliga dhe ekipi që do të luajë në barazh. Drita dhe Ballkani po luftojnë për pozitën e dytë që dërgon në garën më të re të UEFA-s, Conference League.

Gjilanasit e presin Arbërinë, kurse Ballkani i shkon kampionit të Kosovës, Prishtinës, e cila e luan këtë takim sa për prestigj sepse nuk ka ndonjë objektiv për të përmbushur në këtë xhiro, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, garë edhe më e nxehtë është për ekipin që do të largohet nga Superliga, teksa për t’i ikur asaj pozite po luftojnë tri ekipe, Trepça’89, Arbëria dhe Feronikeli.

Trepça’89 është momentalisht e parafundit, teksa sot takohet me Drenicën. Në pozitën e tetë gjendet ekipi nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, Arbëria, e cila ka ndeshjen më të vështirë nga të gjithë, përballet me Dritën. Feronikeli gjendet një pozitë më lart se Arbëria me një pikë më shumë, teksa sot përballet me fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 36-të në Superligën e Kosovës në futboll nisin në orarin e njëjtë, nga ora 15:00.

Më Shumë

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Lajmet e Fundit