6.6 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

A synon Andin Hoti udhëheqjen e Rahovecit?

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka thënë se gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit, është fokusuar në Rahovec.

“Fokusin kryesor e kom në Rahovec, edhe si deputet, edhe si zëvendëskryetar i rinisë, më ka rënë të vizitojë edhe qytete të tjera”.

Por a do të kandidojë ai për të qenë kryetar i Rahovecit?

“Unë mendoj për momentin që të kryejë përgjegjësinë që e kam marrë prej qytetarëve, por që të ndjekë agjendën politike në parlamentin e Kosovës por nuk përjashtohëet asnjë mundësi”.

“S’e kam menduar se çfarë do të bëjë pas katër vjetësh”.

Hoti që është i ftuar në Info Lokale në Klan Kosova ka treguar edhe se ku e sheh të ardhmen e tij.

“Unë thashë që për momentin jam i fokusuar të mbajë me përgjegjësi besimin, hyrjen në Kuvend e kam ndjerë si obligim për shkak të historisë familjare, të ardhmen time e shoh në politikë, s’besoj se do të largohem nga politika”.

“Jam futur në politikë, me dhënë kontributin tim në interes të qytetarëve, mendoj se edhe në mandatin e ardhshëm, nëse qytetari I Kosovës kërkon që të jem aktiv, do të jem aktiv”.

Ai ka folur edhe për deputetët e tij kolegë që janë poashtu të rinj në Kuvendin e Kosovës.

“PDK ka disa të rinj, përpos që janë edhe në partitë tjera politike, kam respekt edhe për deputetët e vjetër dhe kanë përvojë të madhe”.

“Ne si deputetët të ri po tentojmë me sjellë një frymë të re, e thashë edhe në fjalimin tim se banaliteti dhe gjuha e ashpër nuk janë në interes të qytetarëve, nuk duhet të kenë vend në Parlamentin e Kosovës”.

“Po tentojmë bashkë që rininë e Kosovës, që mendoj se është shumë keq, mos ta shohim si vetëm të ardhme të vendit po si të tashme të vendit”.

Më Shumë

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Kujtohet Komandant Malisheva në 25-vjetorin e rënies

Me një akademi përkujtimore, në Malishevë u shënua 25-vjetori i rënies së dëshmorit Agim Milaim Elshani – Komandant Malisheva. Aktiviteti u organizua nën përkujdesjen...

Lajmet e Fundit