11.8 C
Prizren
E diel, 26 Mars, 2023

Takimi Kurti-Vuçiq, shefi i NATO-s: Pres konstruktivitet dhe përparim në dialog

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se pret konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Stoltenberg në një postim në Twitter shkruan se ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe pres që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO, KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizren, hapet ekspozita `Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999

Sot, në Prizren, është hapur ekspozita “Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999”,  realizuar nga prof. dr. Nusret Pllana, Hasan Morina dhe Esat Shala.   Bëhet e ditur se...

Prizren: Ia djegin varrin e bashkëshortes, lajmëron policinë

Policia e Kosovës po e heton një rast të pazakontë në Prizren. Atje raportohet se disa persona kishin ndezur një zjarr në varrezat e...

Lajmet e Fundit