8.8 C
Prizren
E martë, 8 Tetor, 2024

Talat Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi është betuar si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ai është bërë kryeministër me 65 vota pro, tri kundër dhe asnjë abstenim nga 111 deputetë sa ishin në sallë.

Betimi i tij u bë para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pas dorëheqjes së Qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Dimitar Kovaçevski.

Xhaferi do të qeverisë për 100 ditë pasi bëhet fjalë për një qeveri teknike. Ai i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.

BDI, partia shqiptare në koalicionin qeverisës, ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendësministrave për qeverinë teknike.

Më Shumë

Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit: Pacientit i vendoset pacemaker dhe stentimi

Spitali i Përgjithshëm "Prim. Dr. Daut Mustafa" në Prizren realizoi sot për herë të parë një procedurë komplekse: vendosjen e pacemakerit dhe stentimin në...

Aksion për largimin e objekteve të përkohshme pa leje në Prizren

Komuna e Prizrenit ka nisur aksionin për largimin e objekteve të përkohshme të vendosura pa leje në hapësira publike në rrugën “Adem Jashari”. Në...

Lajmet e Fundit