18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Të rinjtë pa profesione

RameBuja-ministri arsimitQeveria e Kosovës i ka dhënë prioritet hapjes së universiteteve publike në vend, përderisa shumë të rinj, që nuk mund të shkojnë në universitet, nuk kanë mundësi të aftësohen në ndonjë profesion që iu krijon mundësi punësimi.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), sipas Ligjit për Arsimin Profesional dhe Aftësimin e të Rriturve duhet të krijojë kushtet e domosdoshme për të rriturit për përvetësimin e shkathtësive dhe njohurive në pajtim me nevojat e tyre dhe të shoqërisë. Mirëpo, sipas ekspertëve të arsimit dhe analistëve politik, kjo nuk po ndodh në Kosovë.

Në anën tjetër të enjten me organizim të MASHT-it, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe DVV International (Organizata për Arsimimin dhe Edukimin e të Rriturve), është mbajtur konferenca “Arsimimi dhe Punësimi i të rinjve në Kosovë”.

Në këtë konferencë ministri i arsimit Ramë Buja ka thënë se Qeveria e Kosovës po zbaton Ligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Arsimin e të Rriturve dhe njerëzve, të cilët për arsye të ndryshme kanë ngecur në shkollim, sipas Bujës, tash po iu jepet mundësia të vazhdojnë arsimimin e tyre, ndërkaq atyre që janë të konsoliduar profesionalisht të avancohen në dijet e tyre.

Ndërsa, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Berat Luzha ka theksuar se Ministria e Punës është e përkushtuar që të shfrytëzojë rrjetin e Qendrave për Aftësimin Profesional, si instrument i mbështetjes së punësimit të fuqisë punëtore në Kosovë. Por, në vend sipas të dhënave të Institutit për Studime të Avancuara – GAP numri i punëkërkueseve të pa kualifikuar, përbënë 57 për qind të punëkërkuesve të regjistruar në Kosovë.

Jeton Mehmeti analist i politikave dhe drejtor i Hulumtimeve në GAP, ka thënë për gazetën se ajo që ka nevojë të përmirësohet tek Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP) është promovimi i tyre në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e trajnimeve të tilla, e sidomos nëpër vendet rurale ku qasja në informacion dhe lëvizje është më e kufizuar.

“Pa dyshim se një trajnim i tillë ua shtonë mundësitë punëkërkueseve të pa kualifikuar, të cilët përbëjnë 57 për qind të punëkërkuesve të regjistruar në Kosovë. Megjithatë, aftësimi i të rriturve nuk nënkupton edhe përgatitjen profesionale të tyre për lëmenjtë e caktuar. Institucionet e arsimit në vend duhet të ndërmarrin politika që inkurajojnë të rinjtë që të studiojnë fushat deficitare duke promovuar profesionet që janë duke u kërkuar sikurse saldimi, zdrukthëtaria, instalimi i nxehjes, TI”.

Në këtë aspekt, ai tha se duhet të promovohen më shumë edhe shkollat moderne profesionale që janë ndërtuar viteve të fundit në Kosovë, të cilat nuk kanë arritur të tërheqin nxënës sa duhet përkundër kapaciteteve të mëdha që kanë.

Ndërkaq, eksperti i arsimit Jonuz Salihaj ka thënë për “Zërin” se në Kosovë nuk është studiuar tregu i punës për t’u kryer arsimimi dhe aftësimi i të rriturve. Ai ka thënë se rrjeti i shkollave ka kryesisht drejtimin si ai ekonomik apo dhe atë juridik, kurse shumë pak ato që kërkohen në treg dhe për të cilat disponon resurse natyrore vendi, ku ai përmend fushën e energjetikës, xehetarisë, metaleve…

Prandaj, Salihaj thekson se rrjeti i shkollave nuk mund të quhet i suksesshëm përderisa është i fragmentarizuar. Ai vlerëson se ndonëse ligji në fuqi për këtë çështje po zbatohet, nuk është i kompletuar ende pasi ka nevojë të korrigjohet për shkak shumë të metave që gjenden në të.

Më Shumë

John Mayall, pionieri britanik i blues-it, vdes në moshën 90 vjeçare

Muzikanti britanik i blues, John Mayall OBE, grupi me ndikim i të cilit Bluesbreakers ishte një trampolinë për yjet, përfshirë Eric Clapton, ka vdekur...

Në cilin qytet zviceran do të mbahet Eurovision2025?

Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në qytetin e Bazelit ose Gjenevës, njoftoi Korporata Zvicerane e Transmetimeve. ”Qytetet Zyrih dhe Bernë nuk janë...

Lajmet e Fundit