13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“Grupi i Drenicës”, deklarohen të pafajshëm

SamiLushtaku-i arrestuar(E plotësuar) Ka përfunduar seanca fillestare gjyqësore kundër ‘Grupit të Drenicës’ të cilët akuzohen për krime lufte gjatë vitit 1998 në Likovc.

Të pandehurve në seancën e sotme u është lexuar aktakuza me të cilat ngarkohen 15 të ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të gjithë të pandehurit, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen nga Prekuroria e EULEX-it.

Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci ka kërkuar nga trupi gjykues që klienti i tij të lirohet për disa orë që ta bëj betimin para asamblesë komunale të Skenderajt, pasi është rikonfirmuar kryetar i kësaj komune në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura me 3 nëntor.

Kryetari i trupit gjykues Dariusz Sielicki ka thënë se për çështje do të marrë vendim në ditët e ardhshme.

Seanca fillestare e radhës vazhdon pas një muaji pas paraqitjes së provave nga pala mbrojtëse./KP/

Nis gjykimi ndaj “Grupit të Drenicës”

Derisa po vazhdon seanca e parë gjyqësore kundër “Grupit të Drenicës”, shumë bashkëluftëtarë të ish-komandantëve të UÇK-së dhe qytetarë të komunave të Skenderajt dhe Drenasit, po qëndrojnë para objektit të Kinemasë ABC 1, ku po zhvillohet seanca gjyqësore.
Qytetarët e këtyre komunave janë të bindur në pafajësinë e “Grupit të Drenicës”.

Sot, në orën 10:00, ka filluar seanca e parë gjyqësore ndaj “Grupit të Drenicës”. Shumë qytetarë janë mbledhur para objektit të Kinemasë ABC 1, ku është duke u mbajtur seanca gjyqësore.
Tomë Gashi, avokat i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimi, ka thënë për “Kosovapress” se mbrojta edhe këtë herë do ta kërkojë lirimin nga paraburgimi të “Grupit të Drenicës”. Ai është shprehur i bindur se klienti i tij së bashku me të tjerët do të lirohen nga akuzat dhe do të shpallen të pafajshëm. “Ne mbrojtja të premten e kemi rastin që përsëri të kërkojmë nga kryetari i trupit gjykues që Sylejman Selimin dhe të tjerët t’i lirojë nga paraburgimi. Seanca e së premtes do të jetë përgatitja për një gjykim eventual të ardhshëm nga i cili jam i bindur se zotëri Sylejman Selimi, besoj edhe të tjerët, do të lirohen nga këto akuza të pabaza, të paargumentuara dhe të ngritura me inskenime vetëm për të diskredituar një pjesë të elitës të komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së që mbajtën mbi supet e tyre barrën e rëndë të luftimit të ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve okupues serbë deri në çlirimin e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Sot nis gjykimi për ”Grupin e Drenicës”

Sot do të mbahet seanca e parë e gjykimit të “Grupit të Drenicës”, në të cilën janë të përfshirë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe 13 ish- pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar nga prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, për veprën penale krime lufte.

Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit, ka konfirmuar për KosovaPress se sot do të nisë gjykimi për Sami Lushtakun, Sylejman Selimin, Sahit Jasharin, Avni Zabelin, Isni Thaçin, Jahir Demakun, Zeqir Demakun, Agim Demajn, Bashkim Demajn, Selman Demaj e Driton Demaj, Fadil Demakun, Nexhat Demaku, Sabit Gecin e Ismet Haxhën.

Gashi ka shprehur bindjen se Selimi dhe të tjerët do të lirohen nga akuzat, të cilat i ka quajtur të pabaza, të paargumentuara.

“Ne mbrojtja nesër e kemi rastin që përsëri nesër të kërkojmë nga kryetari i trupit gjykues që Sylejman Selimin dhe të tjerët t’i lirojë nga paraburgimi. Seanca e nesërme do të jetë përgatitja për një gjykim eventual të ardhshëm nga i cili jam i bindur se zotëri Sylejman Selimi, por besoj edhe të tjerët do të lirohen nga këto akuza të pa baza, të paargumentuara, dhe të ngritura me inskenime vetëm për të diskredituar nji pjesë të elitës të komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së që mbajtën mbi supet e tyre barrën e rend të luftimit të ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve okupues serb, deri në çlirimin e Kosovës”, ka thënë Gashi për KosovaPress.

EULEX-i është duke hetuar Sylejman Selimin, dhe Sami Lushtakun kryetarin e Skenderajt si dhe pesë të dyshuar tjerë, të njohur si Grupi i Drenicës, për krime lufte ndaj civilëve, të mbajtur në një qendër paraburgimi të UÇK-së në komunën e Skenderajt, ndërsa tash për të njëjtin rast po ngarkohen edhe tetë persona tjerë. Sipas prokurorisë, të burgosurit civilë ishin abuzuar në këtë qendër, në qershor të vitit 1998.

Më Shumë

“Messi i Prizrenit”, talenti që ishte afër transferimit në Manchester City

Në Prizren e thërrasin “Messi”. Shpesherë driblon bukur sikur Leo dhe dhuron magji me të majtën. Ylli Myrtezanin dhe kampionin e botës e lidh një fakt...

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

Lajmet e Fundit