Telat mbajnë në ‘këmbë’ shtyllën në rrugën “William Woker” të Prizrenit (Foto)

Një shtyllë në rrugën “William Woker” të Prizrenit, mbahet në ‘këmbë’ nga telat e rrymës.

Ajo po rrezikon kalimtarët e kësaj rruge.

Bashkim Rakaj tregon se shtylla është në këtë gjendje që një kohë të gjatë.

Ai thotë se personalisht e ka lajmëruar rastin, mirëpo askush nuk ka intervenuar.

Rakaj, i cili punon në Qendrën për Punë Sociale në Prizren, tregon se shtylla gjendet afër tyre.

“Rastin e kam lajmëruar sepse rruga është e frekuentuar nga shumë qytetarë, sidomos nga ata që vijnë në QPS”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit