13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj të mitur, në pranga 2 bashkëpunëtorët

Policia ka bërë me dije se janë arrestuar dy nga të dyshuarit të përfshirë në dhunimin dhe djegien e shtëpisë së Lutfie Fanaj në Llakatund të Vlorës.

Ndërsa ish-dhëndri i familjes, Haki Bajrami 51 vjeç nga Kosova është ende në kërkim.

Policia tha se në tentativë për t’u larguar drejt Kosovës është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës njëri prej autorëve të dyshuar, 42-vjeçari Gëzim Bacaj, banues në Kosovë.

Gjithashtu për këtë rast, u vu në pranga 32-vjeçari Durim Kelmendi, banues në Kosovë, i cili dyshohet se duke patur dijeni për këtë krim, nuk e kallëzoi atë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar 70-vjeçaren Luftie Fanajn dhe nipin e saj 14 vjeçar Ledion Bilo.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasi Bajrami kishte dy muaj që ishte ndarë nga gruaja e tij, mamanë e 14-vjeçarit, Ledion Bilo.

Ky i fundit ditën e djeshme tregoi sesi ish njerku i tij e kishe dhunuar atë dhe gjyshen e moshuar si dhe më pas i kishte vënë flakën banesës.

Më Shumë

Merret vendimi: BE ua heq vizat serbëve të Kosovës me pasaportë të Serbisë

Këshilli Evropian ka vendosur që t’ua liberalizojë vizat serbëve të Kosovës që mbajnë pasaporta të Serbisë që lëshohen nga Drejtoria Koordinuese e shtetit serb. “Këshilli...

FOTO+VIDEO/ Si përpara 11 vitesh, Reali publikon fanellat e transfertave

Reali i Madridit publikoi këtë të hënë fanellat e dyta për sezonin 2024/2025, që do të përdoren nga skuadra e Carlo Ancelottit në takimet...

Lajmet e Fundit