13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Thaçi: Duke kujtuar të kaluarën po ndërtojmë të ardhmen

Thaci homazhe ne PrekazKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka deklaruar se “duke respektuar të kaluarën, luftën heroike dhe gjakun e derdhur për liri, po ndërtojmë shtetin e Kosovës dhe të ardhmen tonë”.

Ai shtoi se sot përkujtojmë të rënët e kombit, komandantin legjendar Adem Jashari, të rënët e familjes Jashari dhe të gjithë komandantët dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi tha se duke kujtuar të kaluarën marrim energji të reja për t’u angazhuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Më Shumë

Krasniqi sonte përballet me Silva

Haxhi Robin Krasniqi dhe Jorge Silva do të  përballen sot mbrëma. Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë...

Gruaja shtatzënë që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare

Një rast i rëndë ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën.  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit