24.4 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Totaj: LDK na ndihmoi në Prizren, kjo është arsyeja pse nuk lidhëm koalicion

Dorëheqja e Anton Qunit nga detyra e kryetarit të LDK-së në Prizren është arsyeja kryesore për mos arritjen e një koalicioni bashkëqeverisës me LDK-në.

Në një intervistë në “Context”, në ATV-së, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka pranuar se LDK i ndihmoi për fitoren e tij por problemet në degë pamundësuan bashkëqeverisjen.

“Sa i përket LDK-së unë kam pritur që të kemi një përfundim të suksesshëm të bisedimeve, mirëpo pas dhënies së dorëheqjes së zotit Qunit, na u komplikua çështja se dega e LDK-së në Prizren nuk kishte lidership dhe ishte pak a shume e shkapërderdhur dhe kjo e pamundësojë arritjen e një koalicioni” thekson Totaj.

Ndërë të tjera ai shprehi falënderimin dhe mirënjohjen ndaj LDK-së që sipas Totaj ka një kontribut të madh për fitoren e PDK-së në Prizren.

“Publikisht dëshirojë ta falenderojë LDK-në, sepse me të vërtetë na kanë ndihmu, edhe pse formalishtë kanë qenë neutral, ne kemi pasur shumë kontakte, e di që janë angazhuar, na kanë ndihmuar, dhe për këto arsye kam qenë i interesuar për koalicion por ja që nuk arritëm” ka përfunduar Totaj.

Më Shumë

Vidhet një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë në Suharekë

Një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë raportohet se i është vjedhur një burri në Suharekë. Rasti, sipas policia ka ndodhur të shtunën e...

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në një fermë në Landovicë të Prizrenit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë shpërthimit të sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”. Përmes njoftimit bëhet...

Lajmet e Fundit