24.9 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Trajneri i Greqisë: Nuk do të jetë aspak e lehtë ndeshja kundër Kosovës

Greqia nesër do të zhvillojë ndeshje në stadiumin “Toumba”, në të cilin me fillim nga ora 20:45 e pret Kombëtaren e Kosovës.

Ndeshja e nesërme i takon Grupit B të kualifikimeve drejt “Katar 2022”, dhe nuk do të jetë shumë e rëndësishme pasi që të dy kombëtaret nuk kanë arritur ta sigurojnë kualifikimin tutje, përcjell KosovaPress.

Para ndeshjes me Kosovën, trajneri i Greqisë John van’t Schip ka folur në një konferencë për media, ku i cilësoi këtë takim si tejet të vështirë, pasi që “Dardanët” kanë skuadër me lojtarë të mirë.

“Ata janë një skuadër e mirë. Tani ata kanë një trajner tjetër, janë një skuadër e rrezikshme me lojtarë të fortë dhe të shpejtë. Lojtarët e krahut i kanë agresivë. Duhet të jemi tejet të fokusuar, të mbajmë topin në posedimin tonë dhe ë pozicionohemi mirë”, tha Schip

“Për të fituar, e përsëris që duhet të jemi të fortë. Nuk do të jetë ndeshje aspak e lehtë, por ne dëshirojmë të bëjmë çdo gjë për të siguruar tre pikët”, shtoi trajneri i kombëtares greke.

Kosova dhe Greqia gjenden në Grupin B të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022”, së bashku me Suedinë, Spanjën dhe Gjeorgjinë.

Kosova zë vendin e fundit në këtë grup me vetëm katër pikë të arkëtuara, pesë sosh më pak se Greqia që zë vendin e tretë në tabelë.

Më Shumë

Hamdi Elezkurtaj – Themeluesi i SHKA “Emin Duraku” që e ktheu Zhurin në qendër të kulturës

Në një kohë kur kultura popullore ishte në rrezik të harresës, një burrë nga fshati Zhur i Prizrenit vendosi t’i përkushtohet ruajtjes dhe promovimit...

Dardanet mposhtin Estoninë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në përballjen...

Lajmet e Fundit