19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Traktori me kashtë përfshihet nga zjarri në Bubavec pasi prek në tela të rrymës

Rasti është konfirmuar nga policia ku kanë thënë që nuk ka të lënduar dhe zjarrfikësit e kanë marrë nën kontroll zjarrin, njofton Klankosova.tv.

“Në mëngjes kam shkuar me rimorkio për të marrë ushqim për bagëti dhe kam rënë në tela të rrymës ku më ka kapluar zjarri. Kam qenë i rrezikuar me jetë ku fatmirësisht kam shpëtuar me djegie të lehta. Traktori me gjithë rimorkio e ushqim është djegur tërësisht”, ka thënë Hasan Bashota, i aksidentuari në këtë incident.

Ai shton se telat kanë qenë nën nivel së që duhet e që ekipet kanë ardhur menjëherë por nuk ishte e mundur që të shpëtonte ndonjë gjë pasi zjarri ishte i madh për shkak të kashtës që ishte në rimorkio.

Ndërsa ai së bashku me djalin e tij kanë marrë lëndime në lëkurë dhe janë trajtuar në Malishevë por shprehet se ato momente nuk ka ndjerë asgjë.

“Nuk kam asnjë burim tjetër të të ardhurave. Me këtë traktor kam jetuar ndërsa tani nuk e kam më”, ka rrëfyer Bashota.

“Vlera e dëmit sipas mjeshtrit është diku rreth 10 mijë euro. E shpresoj që dikush të më ndihmoj pasi unë jetoj me këtë traktor”.

Edhe KEDS-i ka dal në vendngjarje dhe është formuar një komision hetimor i cili do të zbardh detjat për këtë rast.

Më Shumë

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

DokuFest ka publikuar sot listën e plotë të filmave që do të marrin pjesë në programet garuese të edicionit të 24-të të festivalit. Pas shqyrtimit...

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Lajmet e Fundit