Usyk mbron titujt e kampionit të botës

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, pasi ka nokautuar britanikun Daniel Dubois në një meç të shtunën në Poloni.

36-vjeçari ukrainas me sukses tash ka arritur t’i mbrojë titujt WBA (super), WBO, IBF dhe IBO.

Ai nokautoi 25-vjeçarin në rundin e nëntë.

Këta tituj ai i fitoi nga Anthony Joshua më 2021.

Usykut i mungon vetëm titulli WBC, që mbahet nga Tyson Fury.

Në karrierë, Usyku ka 21 fitore, 14 prej të cilave me nokaute. Nuk ka asnjë humbje e asnjë barazim.

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit