Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë të kulturës në një manifestim kushtuar poezisë, krijimtarisë dhe të drejtave të fëmijëve.

Sipas njoftimit të komunës, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, qyteti i Malishevës u shndërrua në një tribunë të poezisë, krijimtarisë dhe të drejtave të fëmijëve. Aktiviteti u organizua nga koordinatorja për të Drejtat e Fëmijëve dhe Barazi Gjinore, Vera Bytyçi.

Të pranishmit i përshëndeti drejtoresha e Kulturës, Teuta Mazreku-Miftari, e cila theksoi rëndësinë e mbështetjes së talentit krijues te fëmijët dhe nevojën që zëri i tyre të dëgjohet më shumë në jetën kulturore dhe shoqërore.

Në manifestim morën pjesë edhe poetë nga Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi”, të cilët së bashku me nxënësit lexuan poezi dhe ndanë përvoja krijuese.

“Fëmijët jo vetëm recituan vargjet e tyre, por edhe shkëmbyen histori, ide dhe ëndrra, duke dëshmuar se krijimtaria mbetet një nga format më të fuqishme të shprehjes së lirë”, thekson komuna.

Më tej thuhet se “atmosfera u karakterizua nga emocione, duartrokitje dhe mesazhe frymëzuese për një të ardhme ku libri, arti dhe kultura do të vazhdojnë të jenë udhërrëfyes të brezave të rinj”.

Organizatorët vlerësuan rëndësinë e aktiviteteve të tilla, duke theksuar se ky aktivitet dëshmoi se investimi në kulturën e fëmijëve është investim në të ardhmen e shoqërisë, ndërsa

Në Malishevë, 1 Qershori u shënua jo vetëm si festë, por edhe si promovim i talentit dhe krijimtarisë së brezit të ri./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

90 vjet më parë u lind Bekim Fehmiu

Ylli i kinematografisë shqiptare, Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë. Ai studioi në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956...

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit