Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, sipas nenit 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, gjatë muajit gusht 2024 në Prizren, i pandehuri U.D., në cilësinë e drejtorit të kompanisë “M.L.L.C.”, gjatë aplikimit në procedurën e prokurimit publik me titull “Sigurimi fizik në objektet e shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit”, në vlerë prej 80,825.60 euro, ka paraqitur dokumentacion të rremë.

Prokuroria pretendon se bëhet fjalë për një faturë në vlerë prej 4,775 euro, e cila është përdorur me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimmarrjen e autoritetit kontraktues gjatë procesit të tenderimit.
Sipas aktakuzës, dokumentacioni i dorëzuar në kuadër të ofertës është verifikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e cila ka konstatuar se fatura në fjalë nuk ishte deklaruar në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.
Për të njëjtat veprime, aktakuzë është ngritur edhe ndaj personit juridik “M.L.L.C.”.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
Po ashtu, për të pandehurin U.D., prokurori ka propozuar edhe shqiptimin e dënimit plotësues, përkatësisht ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren