16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Vesa larg nënës për Vitin e Ri, ju bën me lot me këto fjalë për të

“Më mungon si e çmendur”, Vesa Luma i dedikon këto fjalë emocionuese personit më të shtrenjtë.

Vesa Luma dhe Big Basta pritën vitin e ri në Zelandën e Re.

Ndërsa për shkak të pandemisë këtë vit ata festuan vetëm me djalin e tyre, Lian, por dihet se ata kanë ndjerë mungesën e familjarëve të tyre.

Së fundmi Vesa ka publikuar një video ku shihet duke i kënduar nënës së saj “Tumankuqe” së bashku me Lianin.

“Na mungon shumë gjyshja, por kujdesemi t’i këndojmë çdo mëngjes me Viber. Krejt ç’ka kisha dashtun sot është të festoj me ty jubilarin e ditëlindjes tande nan! Më mungon si e çmendur. Mezi po pres të hapen kufinjtë e ta gjej veten në përqafimin tënd! Të dua shumë ! Të mi gëzosh edhe 100 të të lumtura me ngrohtësinë, shëndetin e pozitivtetin që të karakterizon”, shkroi Vesa krahas videos.Ajo ka treguar se me të flet çdo ditë përmes rrjeteve sociale, por asaj i mungon takimi i vërtetë me të.

Më Shumë

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Lajmet e Fundit