Vetëvendosje dozon kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka dorëzuar sot kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj Shaqir Totajt dhe vartësve të tij në Komunën e Prizrenit.

 

Sipas VV-së kallëzimi penal  është bërë se Totaj dhe vartësit të tij kanë degraduar arsimin në Komunën e Prizrenit përmes zgjedhjes së drejtorëve partiak dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Përmes një komunikate për media, VV thotë se procesi i zgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore publike në Komunën e Prizrenit është përcjellur me parregullsi të shumta të cilat e kanë dëmtuar në masë të madhe integritetin dhe kredibilitetin e sistemit arsimor.

“Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, prindërve dhe shoqërisë civile për proces jo transparent e të kundërligjshëm dhe duke marrë për bazë parimin themelor të zgjedhjes së drejtorëve, ai i depolitizimit dhe parimin e ligjshmërisë në proces që parashihen me udhëzimet në fuqi, përmes këtij kallëzimi penal kërkon që organet kompetente të shtetit, të ndërmarrin masat e duhura penale-juridike për të zbardhur të vërtetën me rastin e zgjedhjes së drejtorëve në shkollat e Komunës së Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

VV ka thënë se qeverisja e re komunale çdo ditë e më shumë po e degradon qytetin tonë në çdo aspekt.

“Andaj lidhur me këtë iu drejtohemi qytetarëve, atyre që iu mohohen të drejtat ligjore për shkak të veprimeve klienteliste dhe nepotiste të këtij pushteti, shoqërisë civile dhe akterëve të ndryshëm shoqëror që të veprojmë bashkërisht për të ndalur këtë degradim dhe për të detyruar organet komunale të veprojnë në bazë të ligjit dhe konform interesit publik gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Më Shumë

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit