24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Vrasja në Malishevë, çfarë thuhet në raportin e policisë

Policia ka dalë me disa detaje, pas vrasjes që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në fshatin Banjë të Malishevës.

Isuf Zogaj është i dyshuar për vrasjen e Avni Bashës. Ai tashmë është arrestuar nga Policia.

Vrasja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Malishevës. Vrasësi i dyshuar dhe viktima ishin miq me njëri-tjetrin, tregojnë disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale.

Ata punonin bashkë në sektorin e ndërtimtarisë, teksa rasti sipas PK-së, ka ndodhur dje rreth orës 07:14.

Sipas policisë, ve vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Të dyshuarit i është konfiskuar pistoleta me te cilën dyshohet se është kryer vepra”, tha Policia.

Më Shumë

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe...

Emilija Rexhepi rizgjidhet kryetare e NDS-së

Emilija Rexhepi është zgjedhur edhe për një mandat kryetare e partisë Nova Demokratska Stranka (NDS), në Kongresin e 5-të të kësaj parti që u...

Lajmet e Fundit